Ti, eposi im…Agim Pipa

Agim Pipa

*Ti, eposi im…
E ëmbël shija e lëkurës,
edhe më i ëmbël sharmi i fjalës,
kur më duhet të të mendoj;
kur më duhet
ta lëviz ditën me shqisat e padukshme
të një njeriu që përbën
më shumë se gjysmën time.
Si maratonomak
i bie kryq e tërthor botës,
dhe
e mar me vete zemrën e gruas;
kimia e saj, ëndërrat në shpirt,
sytë, trupi, goja e ëmbël,
ngrohtësia e duarve, shikimi sy më sy,
puthja natën,
kur nuk na sheh dot askush
janë si një epos
mbi dashurinë e pafundme…
@ a.pipa