Nuk krahasohem-Shkurte Berisha

 
Unë ,nuk krahasohem me asnjë njeri
As nga pamja, nga mëndja, dhe as zëri
Jam unike , nuk kam bazë krahasimi
Prandaj ,nuk vendoset shenjë barazimi.
Nuk krahasohem,jam vetë dritë
S’jam hije që ndjek pas të tjerë
Rrugën time e bej me hapa të qetë
S’kam nevojë për kopje të njëjtë.


Në heshtje rritem si pemë në pranverë
Me rrënjë të forta .s’më shkul asnjë erë
Çdo ëndërr e mbroj me zemrën time
Ndaj .s’kam nevojë të bëj krahasime.
Në pasqyrë shoh vehten, jo dikë tjetër
Kam historinë time,jo një rrugë të vjetër
Dhe nëse bota mat kush është më i mirë
Unë zgjedh të jem vetja-kjo më bën të lirë.
Shkurte Berisha 21 Prill 2026