Pashalimani,marinari Luan Zhegu,kënga :”Vajza dhe deti”-Gëzim Llojdia

Gëzim Llojdia

1.

Këngët kanë lindur nga dashuria.A po nga ndjenjat më të thella të shpirtit?Muzika është arti i shprehjes së ndjenjave dhe mendimeve.Por dhe një “dritare “,që na lidh me thelbin e qenies tonë përmes tingujve.Kështu thonë shumë manuale.Por, për kompozitorin dhe këngëtarin Luan Zhegu,ky është një univers, që merr formë përmes tingujve të zemrës.I njohur ndryshe si:“s’Luan Zhegu”.Një “pseudonim”, që e krijuanë në të vërtet ,ata artistët e humorit.

…Këtë rrëfim ,ma solli të freskët ish-ushtaraku Stefan P. Miho,që, si një dritë e humbur, ruante kujtimet si të ishin akoma në zemrën e tij.

2.

Orikumi.E kam në çdo detaj të tij.E kam ende të ndjeshëm,në kujtesën time.Laguna,që shtrëngohet si një dorë e ngrohtë, por e natyrës.Dhe troftat në kurth, pastaj mëngjeset,që ngjallen si shpërthime të dritës. Erërat,që vinë e mblidhen, aty në lagunë.Kush i ka parë,kush i ka ndjerë.Ato shpërthejnë me një forcë të papritur.Gjiu,i përmendur nga kohët antike,është aty.Dhe një kujtim i pa shpërbërë,që thërret në të kaluarën.

3.

Një fotografi e pambaruar,mbetet e ngulitur në mendjen time. Nxjerr aparatin.Por shpezët, flenë në lagunë.Dhe nën dritëzën e hënës,që shkëlqen, sikur të ishte një zemër e ngrohtë e natyrës.Një kaçurrel i vetmuar pozon mbi një këthyej.Sijetër.Dhe ai si simbol i një shpirti të humbur, që ende kërkon shokët.Ata erdhën natën.Shpesët.E di se erdhën, sepse nuk ishte ndonjë ditë e zakonshme.Erdhën nën hënën, që ndriçonte me një dritë të ftohtë dhe të largët Ishte pasioni,që i mbante të zbardhonte.Siiell kur fluturojnë si një forcë, që askush nuk mund ti thyej.Si erdhën? Rrugës ishin ftohur Udhëtimi u kishte lënë shenjë në trupat e tyre. Por, asnjë hap nuk i tradhtoi.Ata ishin si erëra,që vijnë dhe ikin pa lënë asnjë shenjë.Dhe besoj kanë udhëtuar trumba-trumba,nga viset e mbyllura me borë.Dhe pas rrugëve të ngushta të arealeve të tyre,gjetën hapësirë në qiell.Pastaj ndaluan aty,në kallamishte, pranëpërsëri.Doë zbardhonte.Si një dëshmi e humbjes dhe dashurisë,që e mbante brenda vetes.Në atë natë të thellë,liqeni vajtonte.Sikur ta ndjeu vetminë e tyre.Mbytur nga ndjenja e humbjes,që askush nuk mund ta shëronte.Ujërat dallgëzonin, duke rrahur brigjet dhe duke mbajtur të gjitha emocionet e kaluara. Shpezët ikën.Dhe askush, nuk i pa.Po si ikën? Nuk e di.Por ajo ,që di ,është se ikën me besimin e natës.Për të udhëtuar nën hënën,përsëri.Dollej.Për t’u kthyer në një tjetër ditë të re.Në mëngjes,stinën tjetër.Laguna do të zgjohej përsëri.Do të mbushej me shpezët, si dikur, për të rifilluar atë udhëtim të përhershëm.Dhe unë, ndoshta, do të jem aty.Por , për të dëgjuar tingujt e natës .Që do të përsëriten në erë.

4.

…Pashalimani sot është një bazë detare. Aty ka qenë që nga kohët antike.E megjithatë, në kujtesën time,është gjithmonë aty.Kur punova disa vite si drejtor i parkut arkeologjik,që ishte brenda bazës ushtarake.

…Aty besoj se ishin katër siluruesit,që dilnn nga errësira.Dhe nëndetëset e famshme,që krijonin shteg në thellësinë e detit. Dragaminat,që ndjekin një histori të humbur.Në ato kohë të luftës së ftohtë,gjithçka dukej se kishte një tjetër kuptim.Kapanonet, shkolla e instruksionit,menxa,kapanonte e fjetjes,fusha e futbollit.Lufta e ftohtë.Vitet ‘60.Aty ku dikur ndodhi gjithçka,ku qyteti antik mbante nën hijen e vet të gjitha këto kujtime të mbushura me emocionalitet. Ende është i mbushur me një gjendje të caktuar.Që si një melankoli, e mbush çdo hapësirë.

5.

Stefan P. Miho,ish-oficer në pension, i cili kaloi shumë vite në shërbim në Pashaliman,më erdhi një ditë te universiteti dhe më solli me vete kujtimet, e atyre kohëve të largëta. Kishte marrë vesh që kisha qenë drejtor atje dhe erdhi me një frymë.Ai ishte një njeri i fortë,por i ndjeshëm, një nënoficer dhe që kaloi shumë vite mes uniformave dhe detyrave, dhe shërbimit të palodhur.Fatkeqësisht, S.P. Miho ka ndërruar jetë, por kujtimet që ai la pas janë ende gjallë dhe më frymëzojnë.

6.

….Kujtimet e tij nga Pashalimani janë pjesë e një trashëgimie të pashlyeshme. Siç tha ai shpesh, “Në Pashaliman nuk ishim thjesht ushtarak.Ishim njerëz të lidhur me një mision të madh, me një të kaluar, që na përcillte dhe një të ardhme,që duhej të ndihmonim ta krijonim.” Këtë rrëfim ai e bëri për Luan Zhegun.Mirëpo më parë po sjellim një rrëfimiqë ka bërë vet Luan Zhegu në një intervistë me Albert Zholni Gazeta Telegraf)

…Në vitin ’69, unë, meqë nuk pranova të futesha oficer, më çuan ushtar në marinë. Atje u caktova përgjegjës i grupit të rojeve të “Pashait”. Pikërisht, në këtë vend të bekuar, ku natyra është treguar tepër bujare, në vitin 1969, me një firzamonikë kam kompozuar këngën “Vajza dhe deti”. Aty, në brigjet shumë të bukura të “Pashait”, në plazhet magjike të Orikumit. Nën mrekullinë e kaltërsisë së detit, valëve ledhatuese, ajrit të pastër, pranë repartit, gjithmonë shikonim një vajzë shumë të bukur, (emri i saj nuk më kujtohet), me një trup si beronjë, dhe me flokë të gjata. Një shoku im, Naum Gogo nga Durrësi (ka vdekur në moshë shumë të re), duke parë atë, magjepsej. Shushatej. Gëzohej. Hidhërohej. Në atë kohë, në plazhe nuk kishte shumë popullim, ajo ishte vajza e vetme që shkonte në plazh sa dhe deti gëzohej. Edhe deti sikur merrte frymë më thellë. Ishin momente të veçanta për shokun tim të mirë edhe për mua. Kur shihte atë bregut të detit ngazëllehej. Mrekullohej. Dhe filloi t’i thurte vargje..

“Bregut të detit një vajzë e menduar

Flokët era lehtë ja përkëdhel

Rreze dashurie hedh në zemër

O det, o det i kaltri det

Ti këngën time ma dëgjon

Ju ison mbani o valë

Për dashurinë zemra sot këndon….”

Edhe unë e dashurova atë këngë. Kishte motiv të fuqishëm. Në atë vend përrallor, pa shumë lëvizje dhe femra, një vajzë si shtojzavalle. Edhe sot i kam të freskëta ato momente.

7.

…Po e vendos rrëfimin e tij original të ish-nënficerit S,P.Miho që më tregoi një mëngjes,te universiteti.

…Luan Zhegu, ish marinar i Ofiçinës së Silurave, talent i këngës dhe instrumentist i shkëlqyer i xhazit, kompozoi këngën :”Vajza dhe Deti” dhe me thotë:

-Shefo do ta dëgjosh, dhe filloi:

0 det o det i kaltri det, Pran detit një vajze rri e menduar,

Ti këngën time ma dëgjo, Flokët era lehtë ja përkëdhel,

Ju iso mbamëni o valë, Rreze e dashurie hedh mbi të hëna,

Për dashurinë zemra këndon. Hëna ngjitet thellë e thellë në det.

-Shumë e bukur,- i them,por përpara se ta vesh në skenë do t’ia këndosh edhe komisarit!Në atë kohë periudha ishte delikate.Sapo ishte kritikuar Festivali i 11-të, dhe tensionet ishin të mëdha.Për të mos pasur asnjë problem,Luani vendosi,që të paraqitej me këngën e tij të parë në skenë.Ajo ishte një këngë që ngjallte emocione dhe ishte e thjeshtë,por mjaft e fuqishme.Komisari e dëgjoi dhe,pas një heshtje,dha miratimin e tij. Ky ishte momenti i parë, që e shpalli publikisht.Kënga u këndua në të gjitha shfaqjet e estradave, dhe aty, në Ofiçinën e Siluruesve, ajo mori flamurin. Luani ishte pjesë e këtij grupi, dhe jo vetëm si këngëtar,por edhe si instrumentist në xhaz, një pozicion ,që nuk ishte i thjeshtë.Ai dha gjithçka për kulturën, për Ofiçinën, për Brigadën dhe për gjithçka që kishte të bënte me artin dhe shpirtin e komunitetit.

7.

…Kur krijuam grupin e Brigadës dhe vendosëm të përfshimë këngët më të mira,përfshimë edhe atë të Luanit.Kjo këngë bëri jehonë të madhe në repart,duke e ngacmuar çdo shpirti të atij vendi. Ajo u këndua disa herë, e cila ishte një arritje e madhe për të gjithë ne. Dëshira jonë ishte, që shfaqjen ta jepnim në Vlorë, përveç Orikumit,duke e pasur këtë si një mundësi për të përhapur mesazhin tonë ,një lidhje më të ngushtë me publikun.E përgatitëm gjithçka për t’u nisur.Mirëpo, për çudi, Luani nuk po vinte.E thirra disa herë.Duket se diçka nuk shkonte siç duhej. Luani, ai që ishte kryesori,jo vetëm që kishte këngën e re për të kënduar. Por ishte edhe ai,që sillte shpirtin e grupit.Pa të, ndjeheshim të paplotë.Ai nuk ishte thjesht një këngëtar.Ai ishte një njeri që ndihmonte të ngjallte muzikën dhe energjinë e grupit.Luani ishte zemra e grupit.Ai, që e bënte gjithçka të dukej më e lehtë.Nuk ishte vetëm këngëtari,ai ishte dhe instrumentisti,një bashkëpunëtor i pazëvendësueshëm që sillte harmoni në çdo notë ,që luante.Ndonëse vonesa e tij e mbajti të paplotë shfaqjen, ajo që kishte ndodhur më herët ndikimi i këngës së Luanit dhe energjia që ai sillte do të mbeteshin gjithmonë të gjalla në kujtimet tona. Pasi kaluan disa ditë,ai u shfaq, por nuk ishin vetëm ndodhitë që kishin rëndësi. shte përkushtimi i tij, dashuria për muzikën dhe për ato momente që e bënin çdo gjë më të bukur.Luani nuk ishte thjesht pjesë e shfaqjes, ai ishte një simbol i asaj periudhe, i asaj kohe të mbushur me shpresa, pasione dhe shumë mundim.

Më vonë, mësova arsyen e vonesës së Luanit. i kishte pasur një bisedë të vështirë me shefin e shtabit, i cili kishte dhënë urdhër që shefi i Ofiçinës, Qemal Islami, të kryente qethjen e efektivit. Dhe kështu,Qemali i kishte qethur flokët Luanit.Luani nuk donte të vinte, sepse ai e ndjeu veten të humbur.Ca me fytyrën pikaloshe, ca me kokën e qethur. Ai nuk mund të përballonte mendimin që të dilte në skenë para të tjerëve, të talleshin me të.Për të, ajo ishte një ndjesi e papërballueshme,që e bënte të mbyllej në vetvete.Të mos pranonte të shfaqej përpara atyre që e shihnin me admirim dhe respekt.Kishte diçka brenda tij që nuk mund ta përballonte. Me të vërtetë, më dukej se ishte dhënë një “ndalim kazerme” për Ofiçinën, për mos-zbatimin e detyrës ndoshta një lloj ndëshkimi për diçka që mund të dukej e vogël për të tjerët. Por, që për Luani kishte rëndësi të madhe.Këmbëngula, i dërgova disa herë lajm dhe, me sa duket, i shkaktoja një tension të mëtejshëm. or, përfundimisht, Luani erdhi dhe i bashkëngjiti grupit Po kuptohej se gjendja e tij shpirtërore nuk ishte e mirë. Ishte si dikush që kishte humbur pjesë të identitetit të tij, ndoshta të mbështetur tek ajo këngë që ai donte të këndonte, por që tani po e ndiente si një sfidë të papërballueshme.Nisëm udhëtimin për në Vlorë.Shfaqja do të jepte jetën dhe shpirtin e saj në Shtëpinë e Kulturës, në qendër të Vlorës. Titulli i saj ishte: “Variete nga Shqiponjat e Detit”.Ata,që e dinin mirë Pashalimanin, e dinin se ky grup kishte fituar një famë dhe kështu salla u mbush plot me të rinj dhe të reja që donin të shihnin këngët dhe artin, që Pashalimani kishte krijuar.

…Para se të fillonim shfaqjen, i mblodha të gjithë dhe iu dhashë porositë e nevojshme. Atmosfera ishte elektrike, por gjithsesi, diku, thellë brenda vetes, e ndjeja atë pasiguri të ngërthyer tek Luani. Kur erdhi momenti, ai më tha me një zë të dridhur:

” Nuk mundem ta këndoj këngën… Të tallen njerëzit me mua!”

Fjalët e tij ishin të ngarkuara me dhimbje.Me një ndjenjë të thellë humbjeje dhe turpi, që ai po përjetonte.Pavarësisht të gjithë atyre mundësive,që ai kishte pasur, dhe ndoshta që kishte dhënë, ky moment ishte një ndalesë për të një ndalesë që vinte nga pasiguria dhe një lloj brishtësie që askush nuk mund ta kishte parashikuar. Ishte një betejë e brendshme,që ai po përjetonte,dhe që e ndiente si një pengesë të pamundshme për t’u kapërcyer.Po, Luani ishte një artist i madh, por ai ishte gjithashtu një njeri, që jetonte mes frikave dhe pasigurisë,dhe ky moment ishte një pasqyrë e thjeshtë e ndjenjave të tij më të thella. Ata, që e njihnin, dinin që për të, skena nuk ishte vetëm një vend ku këndohej.Por një vend ku shpesh ndjehej i hapur dhe i ekspozuar ndaj gjykimeve të të tjerëve.

Më në fund, arrita ta qetësoja Luanin duke i thënë se mund ta këndonte ulur, ashtu siç e bënte në xhaz.Nuk ishte se po i kërkoja diçka të madhe.Por më dukej se ishte një mundësi që do të lehtësonte tensionin që e mbante të mbyllur në vetvete.Vetëm atëherë,mendova me vete:“Kaq problem ishin flokët e këtij marinari për ata, që dhanë urdhër ta qethnin!?” Nuk ishte vetëm një çështje flokësh ishte një ndjenjë e thellë pasigurie, që Luani po e përjetonte. Një pasiguri që nuk kishte lidhje me pamjen fizike, por me ndjesinë e brendshme që ai po e kalonte.

8.

Filloi shfaqja,me skeçet dhe paroditë,që e mbushën sallën me humor dhe të qeshura.Unë isha në skenë dhe i ndiqja nga afër aktorët,të cilët përpiqeshin të krijonin një atmosferë që mund të mbante gjithçka dhe gjithçka kishte një përshkrim të veçantë. Një momentqë do të më mbetet gjithmonë i paharruar ishte interpretimi i Vladimir Zaho Alisë,që me një mjeshtëri të papërshkrueshme e mori audiencën me vete.Ai u fut në rolin e një deputeti të parlamenteve të vendeve revizioniste,një rol që kërkonte jo vetëm teknikë, por edhe një humor të ngushtë dhe të shpejtë. Ladi jo vetëm që e interpretoi shkëlqyeshëm, por bëri diçka që nuk e kishte menduar askush. Në vend të podiumit, ai përdori një vazo të madhe druri ,që ndodhej aty, një nga reliktet e vjetra të Shtëpisë së Kulturës.Ladi, i futur brenda vazos, papritur rrëshqiti disa herë, duke rënë në fund të saj.

Nga jashtë, vetëm kapela republikë prej kartoni të zi mund të dukej, duke sjellë një efekt komik të menjëhershëm.Salla shpërtheu në të qeshura, dhe bashkë me të qeshurat e publikut, edhe unë nuk mund të mbaja dot veten.Si mund ta kishte menduar Ladi ta kthente në podium vazon prej druri? Ky moment i improvizuar bëri që shfaqja të merrte një dimension tjetër, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë. Një ndjenjë të gjallë dhe të natyrshme që askush nuk e kishte pritur. Kjo ishte e veçanta e atyre shfaqjeve shpeshherë, ato lindnin nga improvizimi dhe momentet e papritura,si ky, që i jepnin një freski .Përfundimi i shfaqjes ishte i pabesueshëm.Ajo që do të mbetej gjithmonë e freskët në mendjen time ishte kënga e Luanit. Salla shpërtheu në duartrokitje, aq shumë sa që nuk kishte si të ndodhte ndryshe ata e kërkuan ta këndonte përsëri.Dhe Luani,si gjithmonë, dha gjithçka nga vetja. Kënga e tij u kërkua tri herë. Një mundësi, që jo çdo artist mund ta ketë. Kur shikoja Luanin duke kënduar, kisha një ndjenjë të thellë të realizimit. Aty kuptova që Luani ishte dhe do të bëhej një talent me perspektivë të madhe.Kënga e tij do të radhitej, pa dyshim, në fondin e këngëve të reja me vlera të jashtëzakonshme për dashurinë dhe jo vetëm.Ajo do të mbetej në historinë e Brigadës.Por gjithashtu do të ngelte si një pjesë e pandashme e trashëgimisë muzikore të atij komuniteti të Pashalimanit. Përfundimisht.

Kështu më rrëfeu ish-oficerit i Pashalimanit, Stefan P. Miho .Ai,që që mbajti dhe ruajti kujtimet e atij vendi dhe të asaj kohe, që për shumë prej nesh mbetet një nga periudhat më të bukura të jetës.

-Autori ka qenë Drejtor i parkut arkeolgjik Kombëtar Amantia-Orikum”

Foto 2014 Pashaliman

Ripunuar 2025