Dr. Selman Meziu
Studim

Dëshiroja të gërmoja në thellësitë e ujëvarave historike të hyjnive pellazgo-iliro-shqiptare. Dëshiroja të zbuloja se çfarë mbart në thelb emërtimi i kodrës Shënediell (400 m lartësi mbi nivelin e detit) e formueme në një trekandësh peizazh harruar në kryqëzimin e lumit Murra me atë të Drinit të Zi. Ndodhet në krahinën e Muhurit të Dibrës së Poshtme. Në majën e saj mund të shikosh me plotë kënaqësi luginën e Drinit të Zi në drejtimin jugveri dhe shkelqimin e këtij rruzulli të zjarrtë jetëdhënës sapo lind dhe deri kur falet, dielli.
Historia dëshmon me shkrime të moçme për diellin si hyjni, si bestyni, si trup rruzullues, jetë dhurues mbi tokë. E kjo pa ditur temperaturat e larta brenda tij. Pa ditur sasinë e dritës që lëshon mbi tokë. Pa ditur peshën, madhësinë, ligjet e lëvizjes në gjithësi etj. etj. Njerëzit e lashtë, pellazgët i luteshin atij, e adhuronin atë duke i dhanun, randësinë kulminale.
E kjo nuk ka as ma të vogëlin dyshim edhe sepse ka mbetur i skalitur në kujtesën e popullit, nëpërmjet legjendave, ndodhive ciklopike, emërtimin e vendeve të ndryshme, kudo ku u shpërndan dhe u syrgjinosën fiset e shumta pellazge. Dëshmitë kryeneçe ndriçojnë sot historinë e tyre edhe nga zbulimet e shumta arkeologjike.
Nuk mund të shprehim dyshime se shejtëria e tij u fsheh në të folmen dialektikore të krahinave të ndryshme të Shqipërisë. Dhe ja disa shembuj shkëputur nga libri: ‘’Gjeografia fizike e Shqipërisë,, botim i vitit 1991, pregatitur nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Që ta kuptojm, shkëputim pjesë nga shtrirja gjeografike nga jugu në veri të Shqipërisë. Dhe ja lexojm: ‘’Vargjet malore çahen nga gryka të ngushta dhe të thella që vende-vende marrin pamjen e kanioneve. Vargjet malore dhe luginat, ashtu si strukturat që përfajqsojnë, kanë drejtim karakteristik JL-VP. Vargjet kryesoe janë: Tomorrr-Kulmak-Mican; Tenda e Qypit-Kokojkë-Postenan-Melesin;Trebenshinë-Dhëmbel-Nemërçk; Shëndelli-Lunxheri-Bureto.,, (‘’Gjeog. Fiz. shqip.,, f. 289, Tir. 1991) Peizazhe malesh krenare, bukuri ndjellëse, me emra të ardhun nga thellësitë e shekujve, dëshmi diellndriçuese e prajardhjes tonë pellazgo-iliro-arbënore.
Duke vazhduar kërkimet në toponomistikën, apo emërtimet gjeografike të trupit qiellor në fjalë e takojm në një formë tjetër dhe ja: ‘’Këtu Vjosa e ka përpunuar luginën e vet nëpërmjet erozionit thellësinor duke çarë tërthor strukturat, dhe duke ndarë malin e Trëbeshinës nga Dhëmbeli dhe Shëndëllinë nga Lunxheria.,, (‘’Gjeog. Fiz. shqip.,, f.339 Tir. 1991)
Persëri, me të njëjtin emërtim, duke mbartur Shën-i, Shejt, por duke na saktësuar pozicionin gjeografik, dhe ja: ‘’Vargmamli Shëndëlli-Lunxheri-Bureto. Ky vargmal shtrihet paralel me vargun Trebeshin-Dhëmbel-Nemërçkë, nga lugina e Luftinjës e deri në kufirin shtetëror.,, (‘’Gjeog. Fiz. shqip.,, f. 349, Tir. 1991)
Më tej shtrirja gjeografike, pozicioni, karakteristikat fizike të tij. ‘’Mali i Shëndëllisë shtrihet nga lugina e Luftinjës e deri te gryka e Këlcyrës (Dragot) në një gjatësi prej 12 km. Nga perëndimi bie mbi luginën e Vjosës, ndërsa nga lindja në luginat e Maricajt e të Mezhgoranit. Kuota më e lartë arrin në qendër (1766 m). (‘’Gjeog. Fiz. shqip.,, f.350 Tir. 1991) Madhështia e tij tregon më së miri rëndësinë epokale të emërtimit.

Një tjetër pagëzim emri, që ngjason me të mëparshmin, gjithëmonë në jug të Shqipërisë, por më në jug të saj, dhe ja: ‘’Në anën lindore ai (fushëgropa e Delvinës) mbyllet nga vargu, Mali i Gjërë-Stugarë, në veri ngrihet mali i Lucës në VP mali i Lavanit dhe ai i Shëndëllisë, në perëndim fushëgropa del gjërsisht në detin Jon,…,, (‘’Gjeog. Fiz. shqip.,, f. 376, Tir. 1991)
Dhe me tej në përhapjen e toponimit që duam të deshifrojm kemi një tjetër, prane e pranë, dhe ja:’’Në anën prendimore pellgu i Delvinës mbyllet nga vargu antiklinal kodrinor Shëndëlli-Mali i Sarandës-Ksamil.,, (‘’Gjeog. Fiz. shqip.,, f. 386, Tir. 1991)
Përsëri një toponim tjetër shumë pranë njëra tjetrës, por i vendosur në skajin më jugor të vendit tonë: ‘’Skai jugor i pellgut të Delvinës zihet gjithashtu nga vargmale gëlqerore me lartësi të vogël. Këtu dallohen dy vargje malore: në jug të rrjedhjes së Pavllës shtrihet vargu Mellëz (1040 m)-Shëndëlli (1079 m). (‘’Gjeog. Fiz. shqip.,, f. 380, Tir. 1991)
Të kërkojm me kujdes, më tej, për të gjetur këto emërtime që janë mbartur në kujtesën toponomistike të gjuhës së popullit të stërlasht dhe emërtimeve të sotme gjeografike dhe ja: ‘’Me emrin Bregu i Detit (shkurt Bregdeti ose Bregu) njihet një rrip i ngushtë i bregdetit tonë të Jonit që shtrihet për gjatë këmbëve perëndimore të malit të Çikës dhe vargut Konjak-Lavan nga përroi Rrugët e Bardha në veriperëndim dhe deri te mali i Shëndëllisë në juglindje në një gjatësi prej rreth 40 km.,, (‘’Gjeog. Fiz. shqip.,, f. 418, Tir. 1991) Edhe shembujt e deri tanishëm kështu të bollshëm janë udhërrefyes për një perëndi të stërlasht të besuar nga një poullsi me shtrirje shumë të madhe siç ishte populli pellazg me besimin te një trup qiellor i zjarrtë plotë nxehtësi, dritë e jetëdhënse gjalleasah që ishte dielli.
Edhe një herë mbi këtë toponim, tanima në brigjet e detit Jon, në rrethinat e Borshit: ‘’Nga gryka e përroit të Hundëcovës e afërsisht deri ku bie shpati perëndimor i malit të Shëndëllise,… (‘’Gjeog. Fiz. shqip.,, f. 422, Tir. 1991).
I njëjti përdorim emërtimi të dashuruar pas shkronjës ‘’ë,, në juglindje të Shqipërisë të sotme, Korçës në krahinën e Dardhës: ‘’Gjate zhvillimit të këtij proçesi në rrjedhjen e tyre të sipërme kanë ndodhur edhe disa kaptime me të cilat lidhen qafat e këtij kurrizi (Qafa e Qytetit 1200 m e Shëndëllisë (1300 m etj).,, (‘’Gjeog. Fiz. shqip.,, f.270 Tir. 1991)
Te fillojm analizën dialektikore në toponomistikën e shkëputur disa herë, nga libri i gjeografisë ku kemi emërtimet: Shëndëlli Shëndëllinë, Shëndëllisë. Te cilat përbëjne male, varg male ose qafa. Pra përbëjn forma toke në kategorinë e maleve dhe jo të kodrave. Nga këto dielli është i pranishëm në agimin e tij e të perënduarën në det, pra i ndriçon me rrezet e tija të parat, dhe largon rrezet e tij, të fundit. Nga ky preceptimi i thjeshtë kuptohet që ato jane male të të shejtit diell. Në analizën fizike të të të dhënave gjeografike edhe qafat janë lajmtare të lindjes e perëndimit të diellit si per nga kundrejtimi edhe për nga lartësia mbi det, pra 1300 m.
Një emërtim tjetër na e përforcon udhëtimin e derikëtushëm të arsyetimit tonë. Lexojm: ‘’Në Nemërçkë ka 3-4 maja që i kalojn të 2200 m. Maja me e lartë është maja e Dritës (Papingut) 2486 m…,,(‘’Gjeog. Fiz. shqip.,, f. 349, Tir. 1991) Dhe ja se si qartësohet e kuptohet ky emërtim, i ngjajshëm si di pika uji me ‘’Shënedielli,,: ‘’Mjafton në vend të emrit “Zoti”, të vendosni “Drita” dhe do të vëreni se nuk do të ketë mos përputhje, në asnjë përcaktim: “Zoti është i vetëkrijuari dhe krijuesi i gjithësisë e i asgjësisë.,, (Fatbardha Demi, Hëna dhe Dielli, simbole kultike në dy kokat e shqiponjës pellazge. Në: Gazeta , ‘’Rrënjët,, f. 2, Tetor 2013)
Po ana gjuhëformuese si ështe? ‘’Shëne,, ‘’Shene,, tashmë e dimë mirë edhe sipas ‘’Fjalorit shqip-shqip,, se ka kuptimin ‘’i shejt,, edhe pse formimi i saj dhe domethënia ruajn në vetëvete dyshime në kuptim e fjalëformim. Nuk gabojm po të vendosim përballë fjalës ‘’Shën,, të barazvlershmet e tyre i shejt, shejtor, shejtëria. Kjo kuptohet natyrshem edhe ne faqen 584 te, ‘’Treguesi alfabetik i emrave gjeografik,, ku e kemi brenda emërtimeve Shënvlashi, Shëngjergjit, Shëngjinit etj, etj.
Të studiojm me kujdes nga ana morfologjike pjesën e dytë të fjalës: Shëndëlli, Shëndëllinë, Shëndëllisë. Atëhere i ndajm Shën-dëlli; Shën-dëllinë, Shën-dëll-inë; Shën-dëllisë më tej Shën- dëlli- së. Pjesa e dytë e toponimit Shën-dëlli pra ‘’dëlli,, nuk ka ndonjë kuptim tjetër, përveçse kur i heqim, ‘’ë,, dhe zevendësojm me dy shkronja ‘’ie,, arrijm të formojm fjalën kuptim plotë ‘’dielli,,
Duke ndjekur udhëtimin gjeografik të këtyre toponimeve kuptohet qartë se ato shtrihen në Shqipërinë Jugore. Gjuha e folme dhe e shkruar e ka të theksuar përdorimin e fjalëve të shoqeruara me ‘’ë.,, Dukuri gjuhësore e shprehur edhe në studmiet, shkrimet letrërare, studimet gjuhësore dhe historike, kangët popullore të arbëreshëve të italisë. Nga sa më sipër në gracken e së ciles ka rrëshqitur edhe fjala: diell-dielli-diellësi-diellësim-diellësor në, Shëndëlli, Shëndëllinë, Shëndëllisë.
Për të arritur në një tregues bindshmërie sa ma të lart, do të hyme në shitigjet e historisë. Nga këndej, do të nxjerrim diellin si perëndi si besim i patundur te paradhësit tonë pellazgët dhe ilirët. Ndihmën e parë do të na e jap Rilindasi ynë i shquar, i fisit Frashëri. Lexojm se çfarë shkruan ai: ‘’Pellasgët kishin një besë të bukur’ e vjershëtore. Besonin gjithe shenjat’e natyres e trupet’ e qjellit; i faleshinë djellit, hënës, yjevet te medhenj, qiellit, revet, erës, detit e të tjerave. Kjo besë, që thuhet “mythologji” është bes’ e të parëvet prindër tanë, pelasgvet. – Sami Frasheri.,, (Fatbardha Demi, Hëna dhe Dielli, simbole kultike në dy kokat e shqiponjës pellazge. Në Gazeta , ‘’Rrënjët,, f. 1 Tetor 2013)
Ȅshtë e nevojshme, ta konkretizojm mendimin e frashërlliut, të shprehur në shekullin e nantëmbëdhjetë, duke marrë dëshmitë, qindra e mijëra vjet me parë, në botën pellazge.
‘’Që nga kjo periudhë, për Krijuesin u ligjësua që të mos i përmendej emri, ndërkohë u hyjnizuan me emra, “pasardhësit” e saj: Hëna/Sellena, Dielli/ Apollon dhe një varg i gjatë Hyjnish e Hyjneshash, të ndërlidhur ndërmjet tyre, me një fill të ngatëruar farefisnor.,, (Fatbardha Demi, Hëna dhe Dielli, simbole kultike në dy kokat e shqiponjës pellazge. NëGazeta , ‘’Rrënjët,, f. 2, Tetor 2013)
Përdorimet i disa toponimeve, kryesisht maleve e vargmaleve, i Shënedielli në Shqipërinë e Jugut ndihmohet nga të qenurit e Dodonës, Olimpit, të cilët janë në afërsi të Janinës, ose sipas një pikpamjet tjetër në Malin e Tomorrit. Të cilat gjeografikisht shtrihen në Shqipërinë Jugore.
Kjo bestyni mbi trupin qiellor diellin u muar me vete dhe u mboll nga fiset e ndryshme, që shkuan në ujdhesën Italiane, por jo vetëm. E lexojm me kujdes per të kuptura zinxhirin e besimit te i shejti diell: ‘’Në vitin 274 ai (Aureliani, Perandor me origjine Ilire i Romës. S.M) ndërtoi në Romë një tempull të mrekullueshëm për Deus Sol,(zotit Diell S.M) i vetmi zot që mund ta bënte atë, dhe krijoi një kolegj senatorësh (si pontifices dei Solis), priftërinj të kultit të ri, saktësisht në trajtat e shoqatave të lashta,, (John Ferguson ‘’The Religions of the Roman Empire.,, Cornell University Press, 1985)
Ky ishte përdorur dhe përhapur në maqedoninë e lashtë si fis pellazgo-Ilir. Lexojm: ‘’Si përfaqësimi më i veçantë i kultit të diellit është simboli i dinastisë sunduese argeade në Maqedoninë e vjetër.,,( Konica.al.)
Kemi prova të shumta, të bindëshme, të besueshme nga zbulimet arkeologjike që te popujt ilir; ‘’Kulti i diellit del i dokumentuar edhe në ornamentet e ilirëve, që sipas mendimit të arkeologëve të fushës, është dëshmi e adhurimit të gjërë që i bëhej kudo në fiset ilire (Diellit).,, (Konica Al.)
Nga studimet e pjesshme mund të shkruajm se, kemi kodra të qujtura, Shënediell, në Fushë Muhur dhe Rrencë në Dibrën e Poshtme. Ndërsa kemi, Shkallën e Diellit në vargmalin maja e Runjes përroi i Setes në lindje të kalase të Skënderbeut. Ne rrethinat e qytetit të Tiranës, gjëndet Kodra e Diellit. Në rrethinat e Tetovës gjëndet një e tillë etj. Konkretizim i mëtejshem i besimit e dashurisë për një trup qiellor jetëdhënës që është dielli.
Mjaftojn materialet e mësipërme, për t’u bindur se dielli, ky trup qiellor i zjarrtë, jetëdhanës në tokë, është vlerësuar nga bota njerëzore pellazge duke ardhur i trashëguar në mijëra vjeçarët, në forma të ndryshme, deri te ditët tona. Mjafton njohja e studimi i tyre për të kuptuar lidhejt tona, prejardhjen tonë, e trashgueshmerinë e qendrueshme pellazgo-iliro shqiptare edhe këtë fushë.
26. 12. 2020