Yang Geum – Hee  – Përktheu Irma Kurti

FARA E POEZISË

 

 


Një poezi është një farë e vogël,

një jetë që merr frymë ndërsa dritën pret.

Ku sytë dhe mendja pushojnë,

ajo mbin në gëzim, në dashuri, në kohë dhe hapësirë.

Ku do të mbillet? Ku do të rritet?

Në çastin që zgjidhni, rrënjët e saj do të përhapen.

Ashtu si një kaktus lulëzon edhe në shkretëtirë,

një poezi jeton kudo.

Ajo lëviz si një pendë,

dhe zhvendoset me flladin e lehtë.

Edhe brenda një kokrrize të vogël rëre,

lëshon rrënjë të forta pikërisht në atë vend.

Mbyllni sytë dhe përpiquni të merrni frymë,

pëshpëritja e poezisë do të depërtojë brenda jush.

Brenda kopshtit të shpirtit tuaj,

do ta shihni të lulëzojë plot dritë.

Fuqia është tek ju, zgjedhja është e qartë,

nëse ju mbillni farën, do të lulëzojë një poezi.


Yang Geum-hee, Kore

ÇMIMET 2025: “Poetët dhe Përkthyesit më të Mirë Ndërkombëtarë”, organizuar bashkërisht nga Qendra Ndërkombëtare e Përkthimit dhe Kërkimit të Poezisë, Revista tremujore kineze e Interpretimit të Poezisë Ndërkombëtare dhe Bordi i Drejtorëve të Unionit Botëror të Revistave të Poezisë.

Përktheu në shqip:  IRMA KURTI

 

 

Nga projekti “Poetry without borders – “Poezia pa kufij” i Fondacionit Kulturor Ithaca në Spanjë drejtuar nga poeti, përkthyesi dhe botuesi i njohur i poezisë moderne ndërkombëtare Germain Droogenbroodt. Përkthimi në shqip nga Irma Kurti.

 

 

 

 

 

 

The Seed of Poetry

  A poem is a small seed,
a life that breathes while waiting for light.
Where the eyes and the mind rest,
it sprouts in joy, in love, in time and space.

Where shall it be planted? Where will it grow?
The moment you choose, its roots will spread.

Just as a cactus blooms even in the desert,
a poem lives anywhere.
It drifts like a light feather,
and flows on a gentle breeze.
Even within a tiny grain of sand,
it takes firm root in that very place.

Close your eyes, and try to breathe,
the whisper of poetry will seep in.

Within the garden of your soul,
you will see it bloom brilliantly.

The power is in you, the choice is clear,
if you simply plant the seed, the poem will bloom.

Yang Geum-hee, Korea

 

PRIZES 2025: The International Best Poets & Translators, jointly organized by the International Poetry Translation and Research Centre, the Chinese quarterly journal The Journal of Rendition of International Poetry, and the Board of Directors of the World Union of Poetry Magazines.

 

 

From the “Poetry without borders” project of the Ithaca Cultural Foundation in Spain, directed by the well-known international poet, translator, and publisher of modern poetry, GERMAIN DROOGENBROODT. Translation into Albanian by Irma Kurti.