EMIGRIMI
———-**
Në kujtesën time
lanë gjurmë si apokalistet
udhët e emigrimit
një trastë rëndonte shpinës
netëve të shpresës
netëve të frikës
**
tokës së panjohur rendëm
duke kërkuar egjeut
ishullit e Rubinit
të etur
të pa ngrënë
stuhive dhe acarit idhnues
një yll kërkoja errësirës
territ
të bënte pakëz dritë
tej pahjes së horizontit
çasteve të ferrit
**
mallin e vendit tim
dhe bekimin e nënës
amanete të shtenjta
shtrëngoja fort në gji
përposh një identiteti
të remë
që mërmërisja ndër dhëmbë
mos e harroja
ca kacidhe të mara borgj
më rëndonin në xhep si gur,
në vargun e gjatë vrapoja
e vrapoja.
Dibër Maj 2026.
