Te podkasti “flasim”
Dun me ju fut prasin
Propagandë e fëlliqur
Si s’e keni ditur?!
Pagu tubin me lektë tona
Western spageti, makarona
Më atë rumpallë program
Nuk i thotë dy llafë tamam.
Veç slogane dhe batuta
Si ata hajnat tek “Lahuta”
E ju rrini e dëgjoni
Ç’thotë filani, tjetri, njoni
Dhe “Gjeneral gramafoni”.
Vari trajsen, vari hepet
Bundrat, horrat, deputetet
Po ju rrjepin po ju zhvasin
Ju duke rregullu saçin?!
Jo alsat, eutelsat
Për me pa një surrogat?!
Nga mbrëmja një dorë bilardo
Për mëngjes buk me pak lardo
Që t’a shtysh me terezi
Edhe një tjetër raki!
Kthehesh n’shpi edhe plas sherri
Ishte me raki sheqeri
Por dhe ai çetniku
Besëprerë fytyrë muzhiku
Që nuk rri pa dal n’ekran
Propagandën nuk e ndan!
E ju rrini hala t’ndamë
Në parti ore mjeranë
Jo i kuqi, roza, bluja
Dhe këndej me gratë e huja?!
Vijnë turistë nga Anglia
E Belgjika, Gjermania
Për të bërë pak relaksim
Fryrje çmimesh si n’tenderim?!
Eh pra ju s’jeni, më t’mirë
Çfarë t’ju qash o faqenxirë?!
-: Bëseprerin e meritoni!
Tha “Gjeneral gramafoni”.
©Dritan Mardodaj
