Kurrë mos ta shëmb askush murin që ke vendosur ta ndërtosh…Marigona Zekaj

Marigona Zekaj

Kurrë mos ta shëmb askush murin që ke vendosur ta ndërtosh ,beso thellë në veten tënde, në forcën që e ke brenda

Respekto ata që dinë të jenë mirënjohës! Mësohu të ecësh vetë, pa u mbështetur në duar që sot janë e nesër zhduken.

Mos u bëj rob i pritjeve nga të tjerët,jep por mos u var nga kthimi. Sepse në këtë jetë, shpesh “faleminderit” mbetet pa u thën dhe prapë, ti vazhdo të jesh ajo që jep pa u thyer!

Ki besim në veten tënde, në fuqinë që të mban në këmbë,sepse në fund nuk janë duartrokitjet që të mbajnë në këmbë, por forca e mendjes dhe pasuria e shpirtit që ke ndërtuar vet.