
EPIGRAME
NJË DEMAGOGU
Për fjalë e kuvënd del mbi të tjerë,
Për.zbukurimin e gjërave e shkrin talentin,
Por ç’e do se ato që thua s’kanë asnjë vlerë,
Se s’përputhen me realitetin.
NDRYSHE THOTË E NDRYSHE BËN
Thotë se nga e hëna tek e shtuna,
Për punën kërkohet djersë e mund,
Por për vete ikën i pari nga puna,
Dhe për të ardhur vjen në fund.
NJË NGATËRRESTARI
Shumë i drejtë po na hiqesh,
Në mes shokësh për çdo ditë,
Më shumë ti përçash përpiqesh,
Se sa ti bashkosh ,o mik!
NJË GËNJESHTARI
Të tjerët i gënjeve një jetë,
Ata që të shihnin në.sy,
Dhe.kur u thoshje ndonjë të vërtet,
S’të besonte më njeri.
PËR CILËSINË
I mbylle dyert në pallatin që u bë,
Me.brava të reja miku im,
Porse nga ato s’hapej asnjë,
Kur do ti merrnin në dorzim.
NJË PEDAGOGU
Mbajte leksion plotë dy orë,
Edhe pse në auditor ishin pak student,
Ty s’të shqetësoi prezenca mor i gjorë,
Mjafton të ishe vet prezent.
NJË SERVILI
Para shefit,jo nga pesha,
Plrkukej sa bëhej urë,
Ikën shefa erdhën shefa,
Mesi s’ju drejtua kurrë.