Dehje !Gjeorgjina Kapaj

Dehje !
 
Përballë bregdetit tim,
Sytë më bëhen flakërimë,
Kur përplaset dallga me valë,

Shndërrohem në pulëbardhë.
Kur kundroj malet e thikta
Ngjasim Ylber në shtatë gryka.
Flatroj me krahë shqiponje,
Dukem zonjë e kësaj zone.



Pranë malit këngëron deti,
Ku ndërton shtëpi dhe mbreti…
Ajri i freskët më deh shpirtin
Kënga më ngjan me filizi



Deti Jon me ujë kristal
Asqë gjendet, në asnjë skaj…
Eh, Vlorë bukuria me vargmale,
Me jetë ullinj e portokalle.



Në Sazan e Karaburun,
Bukuritë a kanë fund?
Kur i hedh sytë kalasë,
E ndej veten zog me krahë,
Kur notoj, në atë det,

Me duket vetja princeshë….

Ullinj e limona plot

Oh, moj Vlorë, si nusëron!
Gjeorgjina Kapaj
Athinë. 13 /5/2026