
Qeshin valët e detit, qesh edhe unë.
Qesh biri i Mesdheut, qesh edhe unë. Bir, o bir i Mesdheut, që më flet dhe zemra ime nis të kërcejë e të falënderojë shtojzovallet.
Oj shtojzovalle, ç’më keni bërë që fluturoj e nuk ulem.
Oj shtojzovalle, aman, më mbani e më lini t’ia thith aromën birit të Mesdheut, të cilit i qesh nuri kur shqipton emrin tim.
Kënaqem, o Zot, që më janë verbuar sytë. Më lër, o Zot, të rri e verbër, të mos kem sy për njeri tjetër.
Shkallmoja mendjen shejtanit, e tundja, e hiqja.
Më është hapur shpirti dhe, oh, po jetoj. E ç’është jeta pa ndier të rrahurat e zemrës?