Mos reshtni ty u deshtë për jetën e jetës
Mos heshtni
mos u ndalni
e mos reshtni
ty e dashtë njani tjetrin
që në përqafje tu shohin
edhe nipat e mbesat
me të dashtunit,
me motrat,
me vllaznit
e me miq e me shokë,
që lidhja e gjakut
dhe dashnija e pastër në miqësi e shoqëri
ndër breza të mbetet!
Ka raste e raste
që kurrë nuk kalohen veç vetëm
e që si në të mirat
edhe në të ligat që i bien çdo njeri
i duhemi bash fort njëri tjetrit.
Mos reshtni e mos u ndalni
ty u deshtë e me u deshtë për jetën e jetës
që rrënjë të bukura të gjakut të gjakut
sikur sot në lulëzim
gjithë jetën e jetës ndër breza ti kemi.
Mos reshtni,mos heshtni
e mos ndalnii ty u deshtë në ktë jetë!