Lidhje apo votim nën rrogoz?Migel Flor

Migel Flor

Lidhje apo votim nën rrogoz?

U mungonte vetëm rakia përpara dhe pak gjizë për meze.. tha mikja jonë Emi… U zëvëndësua lidhja e Shkrimtarëve e Artistëve me të njëjtet davaxhinj te artit…

Le te mbajne nga një hudhër në xhep sy mos marrshin..ta kene dhe urgjencë per tensionin (se të gjithë e kanë mbi 18)

…Keta persona që nuk kanë kohë të mbështetin një promovim të thjeshtë të një autori do vrapojnë për artin e diasporës…sa qesha….

Me kohë na përveluan e unë si e “djegur” su trembem zjarreve të tilla… Hiri nuk ka frikë nga zjarri…pikë.. Sa bukur… Sot “Lidhja e Shkrimtarëve” merr edhe liçencë biznesi. Tani mbetet vetëm shteti t’u çojë tatim-fitimin mbi Artin dhe Kulturën..

Kompania e “personave juridikë poetikë artistikë dhe pseudoçmimikë”… ku servilizmi quhet kulturë dhe lëpirja ndaj “të mëdhenjve” shitet si shërbim ndaj artit.

Artit që Lidhjet e dikurshme e vranë ngadalë, e diskretituan dhe e futën në Debi të pa llogaritura.. E kthyen në taraf, kolltuk e përfitim. Thuaj shyqyr qe skishte “ring “se do kishin ngrënë kokën…

Arbitër Ministria e Kulturës nëse u jep fonde shoqatave të tilla…

Nuk rresht të them të vërtetën derisa të vdes… Sot u bë nyje një Azil pa gjak të ri dhe u vertetua edhe njëherë se Artin dhe Kulturën Shqiptare i mori dreqi…

Do bej një prove tu trokas njëherë për ndihmë… Do vrapojnë dot? Apo zoti i ruajt do ti humbasim rrugës

😂

Të mjerêt ne… (Më falni…po vendi im do vdesë vend tarafesh dhe e drejta për Art ka vdekur para se të lindë)…