Bëhu dora që nuk ta zgjatën ty dikur…Gloria Momoli-Përktheu: Ervina Toptani

Gloria Momoli
Përktheu: Ervina Toptani

Bëhu dora që nuk ta zgjatën ty dikur,
thuaj të vërtetën që ty ta mbajtën të fshehur,
nëse të kanë bërë padrejtësi, ji e drejtë ti,
nëse të tjerët kanë mbajtur maska, qëndro ti e vêrtetë.
Aty ku të tjerët patën frikë, ti dashuro,
për çdo herë që të kanë lënduar, shndërroje praninë tënde në balsam shërues për të tjerët. Për fjalët e shëmtuara që të kanë dëgjuar veshët e trupin të kanë përshkuar, krijo kudo magji të bardhë me fjalën tënde të bekuar.
Bota është kaq e pisët kështu si është e nuk i duhet hakmarrja jote, as mbrojtja e sulmi i vazhdueshëm i askujt prej nesh.
Bëhu ajo dritë që do të kishe dashur të ndizte dikush për ty kur ishe në errësirë.