Pas një dite pune-Agim Pipa

Agim Pipa

Pas një dite pune
që shfaqet me gjymtyrë të gjelbërta
dhe pas një muzgu, si buzëkuq grash,
qyteti bëhet gati të flerë,
duke parë në ëndërr
foshnja që lindin.
 
Shoh
si trupi i pemës së ditës
çel nëpër ëndërra
fruta me diell.
 
Syrin e bukur të fëmijës
këndoj…
@ ag.pipa