Mysafiri i paftuar-Shkurte Berisha

 
 
Sot, më vizitoi, një mysafir i paftuar
Ajo ishte , një flutur krahëshkruar
Pa mëndje isha kur mu fut në flokë
Një ledhatim të butë ndjeva në kokë.
 
Krahët i lëvizte, në flokë u ngatërrua
Doja ta largoja , ajo më shumë u afrua
Krahët i shkundte dhe lëshoi pluhur
Tha: kam ardhur në momentin e duhur.



Gjuhën ia kuptova nga mënyra si lëvizte
Ishte aq e butë dhe aspak nuk bërtiste
Pranë veshit m’u afrua dhe dy fjalë shqiptoi
Brengën nga shpirti shpejt ma largoi.



Sa shumë e veçantë ishte kjo flutur
Ditën ma bëri edhe më të bukur
Nga flokët rrëshqiti lehtë përmbi sy
Pluhurin si makiazh e lëshoi aty.
 
 
Sa të bukur më dukeshin tani sytë
Flutura mori me vete gjithçka të zymtë
Shikimi m’u bë edhe më i qartë
E lumtur shikoja fluturën ,tek fluturonte lart.