Gjethet-Miltiadh Davidhi

Miltiadh Davidhi

Gjethet
 
Era pushoi, e gjethet të lodhura,
Fjetën degëve me ëndrra zogjsh.
 
Në rrugët e Modenës,
Pemët ngjiten
Nëpër kate qiejsh,
E syri rrugëton në ngjyrën e blertë,
Nëpër tunele hijesh e drite.
 
Hëna e yjet s’mund të zbresin,
E t’i shikosh
Nëpër asfalte të lagur,
Nga mjegullat e shirat;
S’mund t’i shkelësh
Me shojet e mendimeve
Të përgjumura;
Si lenë kurorërat e blerta.
 
Eh, Qielli mbeti
I dashuruar në përjetësi,
Me lëvizjet tunduese, e provokuese,
Të gjetheve, të njoma,
Pa arritur t’i prek nga largësia
Me duart e ëndrrave të tia,
Dhe t’i përkëdhel,
Si copëza shpirti të pavdekshme.
 
I dashuruar mbeta dhe une
E shpirti im,
Me këtë qytet të gjelbër ëndërrash.
Dt. 20.05.2026.Modena.