Ali Asllani dhe fshati Vajzë-Gezim Llojdia



Gezim Llojdia


7.
…Dhe duke ikur nga fshati na shoqëron melodia e vargut të Ali Asllanit.Këtë rrugë e bëja tre herë në javë.Shkruaja ditare dhe i fshija derisa e shikoja se kishte diçka.Dhe historia e emrit më kishte mbetur në kujtesë.Sëbashku me dashurinë për poezin e Ali Asllanit.Poezia e Ali Asllanit është një poezi, që nuk është thjesht ,një pasqyrim i fjalëve.Por një shpërthim emocioni dhe një ndjeshmëri, që të mbërthen.Të çon në një tjetër dimension.Ku çdo varg është një hap, që të lidh me të kaluarën.
…Po kështu, duke ikur nga fshati, nga ky vend që ka lindur dhe ka ushqyer poetin, na shoqëron melodia e vargut të tij.Ajo flet për një botë të largët. Por njëkohësisht të afërt.Atje ku çdo tingull dhe çdo fjalë është një udhëtim në shpirtin e poetit dhe të popullit të tij.Poezia për fshatin Vajzë është një shprehje e thellë e lidhjes midis poetit dhe atij vendi.Ai vend ,që është më shumë se një gjeografi.Është një pjesë e shpirtit, një ndërthurje e natyrës dhe e jetës njerëzore. Fshati Vajzë, si e përshkruan Ali Asllani, nuk është thjesht një vend ku jeton dhe punon një popull. Është një pasqyrë e një mënyre jetese, por që është e pranishme në çdo hapësirë dhe çdo mendim.
Fshati Vajzë është një poezi, që ruan kujtimet e brezave të kaluar, një poezi që është si një këngë, që nuk plaket kurrë. Që ngjall jetën dhe i jep kuptim asaj, që mund të duket e humbur. Poezia e Ali Asllanit është një testament i një trashëgimie, që është e thurrur me dashuri, me mundim dhe me sakrifica të pabesueshme.
Fshati Vajzë, përmes vargjeve të tij, bëhet një simbol i fuqisë dhe i qëndrueshmërisë, i një kohe që ka formuar një brez dhe një kulturë. Por, që gjithashtu është një hapësirë ku rishtazi mund të ndihen gjithnjë e më shumë të rëndësishme vlerat e përbashkëta.
Në vargjet e Asllanit,fshati nuk është një thjesht një pikë gjeografike. Një hapësirë shpirti, ku kujtimet dhe përjetimet bëhen pjesë e qenies së poetit.
Fshati Vajzë është një burim i pasur i kulturës dhe poeti e sjell atë me një ngarkesë të thellë shpirtërore.Por duke i dhënë asaj një jetë të dytë.Një jetë,që mbetet gjithnjë e gjallë, përmes poezisë.
Ali Asllani ka një mënyrë unike për të lidhur poezinë me natyrën dhe me jetën e përditshme.Ai duke përdorur vargje që janë të thjeshta në dukje, por që mbartin një ngarkesë të madhe emocionale dhe filozofike.Ai shkrin të kaluarën dhe të tashmen, duke krijuar një poezi, që ka një dimension të dyfishtë.Po çfarë dimesioni se! Një dimension të thellë filozofik dhe një dimension të thjeshtë, popullor.
8.
Melodia e vargut të Ali Asllanit është e tillë që ka një ritëm të veçantë.Ajo është një tingull ,që shoqëron çdo hap dhe çdo lëvizje të jetës.Ai varg i poetit është aq i ngrohtë dhe i njohur sa edhe ndjenjat e një populli .Ky varg është një pasqyrim i shpirtit të një kombi.Po kështu, duke lexuar vargjet e poetit, kuptohet se ky fshat është një mikrosistem i jetës,ku çdo element nga natyra deri te njerëzit është pjesë e një tërësie, që krijon dhe mban gjallë çdo gjë që është e vërtetë dhe e bukur.
Fshati Vajzë është një vend ku jeta,dashuria dhe kujtimet e kaluara bashkohen në një harmoni të thellë.Poeti na fton të rikthehemi në këtë fshat.Por, që është vendlindja e tij. Të ndjejmë frymën e jetës që është gjithnjë e pranishme.Kjo poezi është një udhëtim shpirtëror dhe emocional,që të çon përtej kufijve,përmes një ndjeshmërie,që arrin të depërtojë në thellësitë e shpirtit dhe të kujtesës kolektive.
…Thjeshtë shkrova cfarë më solli ndër mend poezia, duke mos bërë një histori.
9.
Shkojmë tani të takojmë banorët.Tej e përtej hapësirës,përtej fshatit, që është pjesë e qytetit ilir Amantia.Një histori. që është gjithçka, që ndjehet përmes çdo guri, çdo fije bari dhe çdo fryme, që preku ky vend.Ky fshat është më shumë se thjesht një pikë në hartë. Është një pjesë e gjallë e historisë,që ka mbetur e gdhendur në shpirtin e tij, një pasqyrë e pasionit dhe mundit të brezave që kanë kaluar dhe që kanë dhënë gjithcka për të jetuar.
…Në këtë fshat, flitet shumë për Ali Asllanin. Emri i tij nuk është vetëm një kujtim poetik. Është një ngjarje ,që ende mbahet gjallë në çdo qoshe, që bie përherë në biseda dhe kujtime. Ai ishte poeti që arriti të depërtojë thellë në shpirtin e këtij vendi. Kujtimi i tij është i ndjenjshëm në çdo shpirt të banorëve.Në çdo fije bari që lëkundet. Në çdo gur që preket. Në çdo shenjë, që mbetet mbi këtë tokë. Ai është, pa dyshim,pjesë e çdo fryme, që e frymon këtë vend.Ky fshat, që është aq i vogël dhe në të njëjtën kohë aq i madh.Po ka përmbajtjen e një historie të thellë dhe pasionante. Nuk është thjesht një vend ku jetojnë njerëz.Si për çudi fshati që ka mbetur edhe pse emigrimi ka boshatisur fshatrat.Është një thesar i mbushur me kujtime të jetuara.Që vazhdojnë të ndjehen, të flasin të ngjiten nëpër rrugët e tij të thjeshta. Që duken të zakonshme, por që në thellësinë e tyre mbajnë histori ,që janë më shumë se një fshat. Është një tokë, që ruan kujtimin e atyre që kanë kaluar. Që janë bërë një me të. Dhe që vazhdojnë të jetojnë në çdo gjurmë, që është lënë mbi të.
Këtu të ftojnë të pijmë diçka dhe çdo gotë është një përshëndetje.
„Pini,“ thotë i zoti i këtij klubi të vogël, duke na ftuar të shijojmë rakinë .Ajo është një pjesë e ngrohtësisë, e mikpritjes së këtij vendi, dhe, si çdo gjë tjetër këtu, ka një histori. Rakia, e nxjerrë nga rrushi, është e fortë, e pastër si qelibari.Kur e shijon, ajo të shkon në trup dhe të lë një ngrohtësi.Të bën të ndihesh si një mik, që kthen në shtëpin e vet. Një shtegëtar,që ka pasur nevojë për këtë përqafim të ngrohtë të natyrës.
…Dhe përtej,është një kodrinë,aty është busti i heroit Perlat Rexhepi.Që është më shumë se një shenjë e thjeshtë, është një shpirt që mbush këtë vend.Banorët e thonë me një siguri të padiskutueshme:„Aty ka qenë dhe do të jetë.“
Në këto fjalë qëndron një premtim.Asgjë e shenjtë dhe e lavdishme nuk humbet, por jeton në çdo gjë që bëhet këtu.
…Ali Asllani është ai, që e bën këtë vend të ndihet i gjallë me bustin tij në qendër. Mbushur me një poezi, që është më shumë se thjesht fjalë. Ai ishte një magjistar i shprehjes, që përmes çdo vargu e bëri emrin e këtij vend të tingëllojë ndryshe. Të tingëllojë si një simfoni, që mbledh gëzimin.Dhimbjen,ëndrrat dhe realitetet e tij të brendshme.Vargu i tij është një udhëtim i përhershëm nëpër ndjesi. Që i jep shpirt çdo ndodhie, çdo kujtimi, çdo ndjenje ,që është kthyer në gurin e këtij fshati. Ai nuk shkruan thjesht për të thurur fjalë,ai shkruan për të krijuar një botë.Një botë që shpërthen nga çdo rresht, që e mbush me një magji që të kapë dhe të bënë të ndihesh si pjesë e asaj toke.Si një rrënjë,që lidh vetveten me të gjithë të kaluarën dhe të ardhmen.Në çdo varg të tij, shfaqet një harmoni, që është më shumë se një lidhje e thjeshtë mes tingujve dhe fjalëve. Cdo varg i xha Aliut,sic i thonë banorët.Është një këngë, që mbush shpirtin. Një ngjyrë që zë çdo hap të hapur nga labirintet e gjuhës.
Ali Asllani ky lirik i madh ,ka hyrë thellë në zemrën e shpirtit.Duke nxjerrë atë, që është e fshehur.Duke ndjerë çdo tingull,çdo ndjesi të natyrës dhe të shpirtit të këtij vendi. Ai ka endur vargjet dhe merr çdo fije të gjuhës dhe e mbledh në një poezi që është plot shije.Plot muzikë dhe plot ndjesi. Ajo është më shumë se një poezi. Është një pjesë e jetës që ndjen dhe të bën të ndihesh.
-Po ku ka lindur poeti lirik,diplomati i shquar dhe kryetari i bashkisë së Vlorës Ali Asllani?
….Ja historia e parë për Ali Asllanin,sic ma ka rrëfyer Q.M disa vite më parë:Nga një bisedë me Piro Rexhepin i biri i Rexhep Sulejmanit,vëllai i heroit P.Rexhepi , bisedë e bërë në 30 maj ’98 në fshatin Vajzë:”Me Ali Asllanin,nuk kishim lidhje gjaku,por babai im e donte aq shumë,sa që e konsideronte njësoj si vëlla,është shprehur P.Rexhepi.Kur u nda nga jeta baba im,(R.Sulejmani) ,xha Aliu,(poeti Ali Asllani)ndenji në shtëpinë tonë,plot 40 ditë dhe priti ngushëllimet,si vëllai i tij.
7.
…Duke lënë pas Vajzën.Si ai udhëtari që e përshkoi mespërmes rrugën që të con te shpella.Një hapësirë që ka parë kalimin e kohëve. Ajo shpellë është e mbyllur në heshtje, aty, në thellësinë e saj, çdo gur duket se flet për një histori apo një rrëfim që nuk ka dalë ende në dritë. Është si një rrugë që çon drejt një kohe tjetër. Duket sikur shpella vetë është një ”kalendar i humbur”.Ajo që mban brenda vetes çdo shtresë të ngurtësuar ,të harruar. Oxhaku, që mbetet i ftohtë dhe i zi .Në heshtjen e këtij vendi, një pjesë e pandashme e jetës që vazhdon të jetojë në këtë shpirt të vjetër fshati. Cdo hap është një udhëtim mes të kaluarës.Një mundësi për të mbajtur gjallë atë që ka qenë.Banesat prehistorike dhe një shenjë e asaj, që nuk mund të zhduket kurrë.
Dhe sa për ilustrim .Poeti Ali Asllani në përshkrimin e tij ndoshta e ka patur fjalën për shpellën e bletës:”
…Në katundin Vajzë të Vlorës,
më tej bregut Allatoj
kur nise për në Ploçë,
më të djathtë,rrëzë përrojt
ka pas qen një shpellë e madhe
dhe mbi sup të saj Beuni,
rreth me pyje plot sorkadhe
shpella quhej shpellë e bletës,
me një maj si thikë e prehur,
ledhe-ledhe,hoje-hoje mjalti
kish në gjinë e saj fshehur…..
8.
..Dhe duke ikur nga fshati na shoqëron melodia e vargut të Ali Asllanit.Poezia e Ali Asllanit, një shpërthim emocioni dhe një ndjeshmëri që të mbërthen e të çon në një tjetër dimension, ku çdo varg është një hap që të lidh me të kaluarën, me historinë dhe me natyrën që përbën thelbin e identitetit të një populli. Por duke ikur nga fshati,nga ky vend që ka lindur dhe ka ushqyer poetin,na shoqëron melodia e vargut të tij, që na flet për një botë të largët. Por të afërt, të mbushur me kujtime dhe ndjenja të pasura, ku çdo tingull dhe çdo fjalë është një udhëtim në shpirtin e poetit dhe të popullit të tij.

…”Ne krye te fshatit ka një deli krua
ujë i tija akull derdhet në përrua,
dhe në krahun tjetër varet nga një mal,
një përrua i rreptë me uturimë e valë.

Mu në mes të tyre bregu Allatoj
dhe shtëpitë e fshatit si fole fajkoj,
Fshati i babagjyshit fshati më i mirë
nga ata që thuhen Labëri e lirë?

Aty ndën shkallë blegërin shelegu
aty përmbi shkallë po gjëmon dybeku
rreth e rrotull lëmit djemtë heqin valle
nën rrap,në hije pleqtë qajnë halle.

Lahure qëndisur bedene-bedene
seç i paska hije asaj protoene.
Asaj protoene me një furk në sqetull
që e therr e që e gris me sy e me vetull

andej disa koce shkojnë në krua
këtej bagëtia varet në përrua.
Me kërrabë në dorë një djalosh,
përmbi sy kësulën,vërshëllim përposh….