Qemal Zyfi

Për informacion.
Është një metodë sa e vjetër dhe e leverdishme.Në luftën e II Botërore Gjermania naziste prodhonte 75% të konsumit të përgjithshëm naftë+ benzinë me këtë metodë(36% naftë,95% benzinë).
Ajo siguronte 4 milon Ton naftë në vit.
Autori i kësaj metode
“Bergius”mori çmimin Nobel në vitin1931.
Kjo metodë synon në lëngëzimim e qymyrit të coptuar,më shumë linjiti,i gjendur me shumicë në Kosovë,në prezencë të Hidrogjenit në temperatura të larta reth 480 gradë Celsius dhe presion të lartë në enë 200-700 at.Nga kjo përzjerje fitohet lëngu naftës bruto.
Metode më e avacuar është ajo me gazifikim Fischer-Tropsch ku qymyri gazifikohet duke prodhuar gazra CO dhe H2(sintezë gaz).Gazi më pas ndahet(pastrohet) duke marë nënprodukte kimike dhe kalon në katalizatorë duke u këthyer në molekula të lëngshme nafte dhe benzinë.
Këto metoda janë rentabël kur:
Çmimi i një fuçie naftë është mbi 65 dollarë.
Çmimi i qymyrit nën 350-400 dollarë/ton.
SOT.
Në problemmet e hapura nga bllokimi i Ngushticës Hormuzit një fuçi naftë rotullohet te 90-100 dollarë dhe 1 ton qymyr në Bursën ndërkombëtare është reth 195-220 dollarë/toni mendoj se është momenti që këthejmë vëmendjen te kjo metodë.
Sepse:
Zvogëlon nevojën nga Importi.
Rit sigurinë Energjitike,sa të nevojshme në situatat që kalojmë.
Ka cilësi të lartë e fuqi të madhe kalorifike.
Sasi të mëdha.
Shtete si SH BA,KINA,INDIA,KOSOVA kanë shfrytëzim me kariera të hapura në natyrë.
Dizavantazhe.
Kosto të lartë në investimet fillestare.
Nevoja të mëdha për Ujë 12-14 ton/1ton naftë.
Por sot me avancimin e teknollogjive është zvogëluar me 64% nevoja e ujit,dhe me 37% emetimi i gazrave në natyrë.
Së fundmi edhe Raporti i SHBA për Ballkanin Perëndimor e nxiti këtë metodë.