Kokë-ulur ecim udhëve të historisë !Tomi Buzi

Tomi Buzi

Poem. Pjesa e parë !
Kokë-ulur ecim udhëve të historisë !
O gurët e zalleve nën kryet e mi,
Si s’pipëtini për të mjerën Shqipëri,
Kush ju vuri në gjumin e shekujve,
Mbuluar me ‘gunën’ e të vdekurve !

 

Po ju o valë që puthni brigjet e mia,
Me ç’melodi jeni dehur nga dashuria,
Si s’shkumboni erërave mbi Shqipëri,
Ti shëroni plagët atdheut, n’kët mizori !

 

Po ju shkëmbenjë gjith jetën krenarë,
Pse hordhit nën këmbë si hiqni zvarrë,
Pse përkulni krenat n’gryk të gijotinës,
Plagosur që dy shekuj, me thika shpinës !

 

Ju o lisa gjigandë me rrënjët shekullore,
Që nën dhe mbani fshehur duar mizore,
Thërisni zjarre t’ju kthejnë në pluhur, e hi,
Të zhdukeni djegur bashkë me tradhëti !

 

Ju o male, që lindët bashkë me tokën,
Tek ju historitë kanë mbështetur kokën,
Përse vallë, mbani zi me kryet zbuluar ,
Mbështetur historisë , të turpëruar !

 

Ti Tomorr hijerëndë, në legjenda zhytur,
Kush mjegull të ka mbuluar, të ka mbytur,
Përse nën gurët e tu, hyn e del djallëzia,
Çfar mbanë aty brënda, që nga lashtësia?

 

Flisni ju o kreshta me hekura mbi shpinë,
Pse na fshihni t’shkuarën, historinë !
Ç’mistere fshihen, e qëndrojnë tek ju,
Fshehur mugëtirës, e llumit gjer në gju !

 

Fol moj tokë e përgjakur ndër shekuj,
Në sa mijëra vite mban plagën e djegur,
Përse të copëtuan trupin ujqërit e uritur ,
E të lanë me tmerrin e çibanëve, ngjitur ?

 

Përse o komb i madhë u thërmove si gurët,
Ti toka ime, që Zeusin ngrite n’këmbë,
Ju o male që me shqiponjat u mburrët,
Sot vajtoni motet me turpin ndër dhëmbë !

 

Ju o gurë të deteve, zalisur nën gjurmë,
Pse më lini sotë, të shkoj mbi ju lënduar,
Për lotët, ju jeni një lëndinë më shumë..
Duke përcjellë dhimbje, dallgëve shaluar!

 

Zëra t’ shekujve, që koha ju ktheu në klithma,
Pse s’mblidheni përsëri, në të shënjtin vend,
Ti jepni ‘balsamin’ kësaj toke, nën dridhma..
Kakofonive të frikëshme, që ju mori djemtë !
Kokëulur shkojmë udhëve të historisë,

Mbërthyer nga djalli, me shpirtin në ferr,

Mbi kokën tonë, re të zeza na bëjnë pisë,

Nën këmbë, dridhmat e tokës nxjerin vrerë !
Vazhdon..!
Tomi Buzi.