Fjala e lirshme le të rrjedhë-Shkurte Berisha

FJALA E LIRSHME LE TË RRJEDHË
Fjalën ,lëreni të flasë
Le të thotë ,atë që do
Në pengesa ,mos të hasë
Fjalën ti ,mos e shtrëngo.

 

Nga shpirti të dalë e lirë
Fjalën ti mos e gërvish
Se do duket si e shtirë
Dhe kuptimin ia prish.

 

Në presje të pushojë pak
Dhe në pike le të prehet
Mos e gërvish se i del gjak
Lëre fjalën që të shprehet.
Fjala e lirshme le të rrjedhë

Rrugën vetë le ta zgjedhë

Si ujvarë që zbret nga mali

Të jetë e pastër si kristali.