Kush e solli Doruntinën? Evis Kotte

Kush e solli Doruntinën?

“Kush e solli Doruntinën” është një roman i shkruar nga shkrimtari Ismail Kadare, i botuar në vitin 1980. 

Tema e trajtuar në roman është një nga virtytet që e kanë lartësuar gjithmonë shqiptarin siç është “Besa”, një premtim që duhet të mbahet me çdo kusht.Legjenda e Kostandinit dhe Doruntinës nxjerr në pah rëndësinë e Besës fjalës së dhënë.Kostandini i premtoi të ëmës që do e sillte Doruntinën në shtëpi sa herë ajo të kishte mall për të bijën.

Por fatkeqësisht Kostandini dhe vëllezërit e tij u ndanë nga jeta.Dhimbja e madhe e një nëne për dy humbje të mëdha, vajzën dhe djemtë e saj. Për Konstandinin që nuk e mbajti premtimin e dhënë e çuan në kufijtë e dhimbjes.

A ishte mallkimi i nënës që e çoi Doruntinën në shtëpi apo “Besa” nuk vdes kurrë?Autori e mishëroi në vetë personazhin duke e bërë të pavdekshme ashtu siç duhet të jetë.