Pianisti i Heshtjes
Gishtat e tij
prekin heshtjen
dhe e kthejnë
në dhimbje të bukur.
.
Në tastet e bardha
çdo notë
flet si kujtim
i fshehur.
.
Muzika rrjedh
si shpirt i thyer
në taste të zinj
që dora i prek lehtë.
.
Ulur në rreshtin e parë
të asaj salle gri
një lot
më rrëshqiti pa zë.
.
Melodia
më mbushi boshllëkun
deri në palcë.
.
Pianist,
zemrën time
e more
pa fjalë.
.
Notat e tua
u bënë ringjallje
e kësaj fryme
që ishte mbytur.
.
Dhe unë kuptova…
nuk ishte piano që luante,
por unë
që po humbisja ngadalë në të.
