
KUR BIJTË KTHEHEN VONË…
Dhe ai erdhi… por kesaj here derën nuk e hapi më ajo…
Ngjiti ngadalë shkallët e drunjta, ato që dikur kërcisnin sa herë nëna vraponte t’i dilte përpara…
Me zemrën që i rrihte fort, ndaloi për një çast, sepse iu duk sikur dëgjoi zërin e saj..
Erdhe, bir…?
Dhe për një çast
besoi vërtet
se ajo do shfaqej,
me ato duar të rrudhura,
me atë shall mbi supe,
me ata sy që prisnin vetëm atë…
Por asnjë nuk doli…
Vetëm era lëvizi pak perden dhe shkallët psherëtinë lehtë, si të mbanin ende kujtimin e atyre hapave ..
Ai vuri dorën mbi dorezë… dhe aty e kuptoi se kishte ardhur pas ikjes së saj…
Shumë vonë për t’i thënë më fal, shumë vonë për ta përqafuar edhe një herë.
Në atë shtëpi nuk e priste më askush…
Ngriti kokën ngadalë dhe pa foton e saj në mur… atë vështrim të butë që dikur e priste , para se të trokiste…
Dhe aty… mes heshtjes së asaj shtëpie, u thye krejt.
U shkreh në vaj si fëmijë, sepse e kuptoi se ka një dhimbje më të rëndë se vdekja, të kthehesh te nëna… dhe ta gjesh veç në fotografi..