Kam parë lot
Kam parë lot që s’bien me zë,
si shi i fshehtë brenda shpirtit.
Kam parë lot që derdhen si ujë,
por kam parë edhe lot që qiellin e ulin kokë poshtë.
.
Kam parë lotët e prindërve të mi
për birin e tyre të ikur nga kjo botë.
Lotët e nënës që fshihnin lutje
për fëmijët e tjerë që i mbetën jetës.
.
Lotët e babait, si gjurmë që s’fshihen kurrë.
.
Kam parë lot në këtë botë,
por si lotët e prindërve… mos pafsha më.
