
SA HERË DONI GJI TË PINI!
Janë ca bijë gjirin kur pinë
Fort thëthijnë, sa e thajnë, rreshkin.
Dhe me dhëmbë pastaj kafshojnë,
Leckë të shqyer telash ta nderin.
Fort thëthijnë, sa e thajnë, rreshkin.
Dhe me dhëmbë pastaj kafshojnë,
Leckë të shqyer telash ta nderin.
Po unë prapë, e, prapë për ta,
Kam thënë, them e do të them.
Bijë të mi kanë qenë e janë
Dhe të mitë gjer në varr mbesin.
Dhe sa herë gji duan të pinë
Hapur gjoksin kam unë nëna.
Por u them, qoftë dhe me dhëmbë qumështi,
Mos kafshoni, thithni ëmbël.
Sa herë doni gji të pini,
Engjëj – foshnje në prehër zbrisni,
Kokën mbi gjoks lehtë ma vini,
Buzët mbi thithka m’i ngjishni!
Qiellin rënë doçkash do të kini!