Ikja ime,zemren nënës ja coptonte.
Sa zemra po gëzonin atë natë,
Veç unë rrija ulur në një qoshe,
Në tingujt e muzikës,shumë t’lartë.
S’Gëzonte zemra e nënës ,po nuk thoshte.
Më shihte e hutuar,ndryshe.
Me sytë ,hedhur mbi kostumin.
Kjo natë vere,me plot yje.
Nga brenga e njerëzve rrethuar.
Unë isha mbreti ‘kësaj nate,
I veshur me kostumin e dhëntërisë.
E dija që shpirti i saj,nga brënda qante.
Se nesër do të ikja larg shtëpisë
Sa zemra u gëzuan atë natë?
Po zemra ime gjendet e mpirë.
Sa herë që hynte e dilte imatë,
me dukej sikur më thoshte:-
Djalë ,po bëhesh gati të ikësh.
Për mua ajo natë,ishte e shkurtër,
Që gëzimin s’u fala,ishte mund i gjatë
Me lot më përcollën edhe rrugët
Dhe babai nga dera më dha uratën.
Ikja ime,zemren nënës ja coptonte.
E ndjenja dhimbjen e saj në shpirt,
Vetëm mos me pengo sonte!
Se dua t’jëm i qetë n’ditë acart’.
Ikja ime,zemrën ja copëtonte nënës.
V Pëllumbi.
01/06/ 2026. Artë.Greqi
