“O moj Shqypni e shekullit 21”-Dritan Mardodaj

“O moj Shqypni e shekullit 21”

O moj Shqypni e mjera Shqypni
Si s’tu nda gjithë kjo hajni
Antishqiptarët faqezinj
Që me “fqinjët” ngrejnë dolli.

Rrjepin mishin, kockat e tua
E thajnë ujin dhe në krua
Mbytet fshati e qyteti
Abuzim kudo tek “shteti”.

Shumë i rrite me dashni
Por shumkush s’u ba njeri
Të pangopur si lubi
Veç vjedhje dhe pabesi.

Po sot Shqypni pa m’thuej si je?
Me sa duket më keq se dje
Ditë për ditë edhe më keq
Se janë t’implikum këta dreqë.

Tek asnjëri s’kanë besim
Ndaj sundojnë n’degjenerim
Prej tyre nuk ka zhvillim
Veç vjedhje dhe abuzim.

Heq një llum vjen një llum tjetër
Stil i ri metodë e vjetër
Jo s’ka burim që të shpëlajë
Atë që derrit i thotë “dajë”.

Këta gjakprishur e “sundues”
Duan veç taksapagues
Ashtu e shohin shqiptarin
Që të dalin po me qarin.

A.K.U-ja e korruptume
Me ushqime të skadume
Ndërrime datash, etiketash
Mbushje thasësh dhe kuletash.

Edhe qumështin këta besëpremë
E kanë bërë kancerogjen
Me vaj palme e përzijnë
Që të mbysin popullsinë.

Dhe Evropa, kjo plakeshë
S’bën sa duhet moj burrneshë
Mosmirënjohëse për Mesjetën
Shumë mendojnë veç për kuletën.

Kur me Gjergjin dhe kreshnikë
E mbrojte nga çdo rrezik
Ja që s’po t’a din njeri
Të lavdishmen histori

Drejtësia po flen gjumë
T’thushë “letarg”, nuk është shumë
Çdo shqiptar i respektuar
N’nshtëpinë e vet,persekutuar.

Në çdo qytet t’u bërë shpronësime
Kompensimi me thërrime
Çmimi tregut është 10-fish
S’dunë me ditë këta gjakprishë.

Me kacidhe i shpronësojnë
Që më tej të abuzojnë
Edhe flasin për pakëta
: – Kë do të rresh të keqen teta?!

U bënë 80 vjet moj Nanë
Antishqiptarë në Tiranë
T’gjithë hajnat tek dikasteri
Klasa e mesme,jetë “ferri”.

“Oligarku”,”strategjiku”
Vjedhje fondesh nga publiku
Tenderimet pa një garë
Për këta hajna hileqarë.

Po vjen Dita e Shqypnisë
Me i dhanë fund marrëzisë
Edhe Ora e Drejtësisë
Si dhe fundi i hajnisë!