Dhurata Ndoni-Cela

Guxoj dhe këmbëngul!
Të krijosh nuk është humbje
kohe por përdorim i saj me vlerë.
Unë krijoj se tek krijimi gjej qetësinë ,
zërin tim dhe duke besuar se edhe
gjërat më të vogla që bëhen me zemër kanë
vlerë shprehem dhe ndjehem
e lirë.
Nuk është e lehtë të krijosh sepse
nuk mjafton vetëm talenti ,
dëshira e pasioni por duhet durim ,guxim e këmbëngulje.
Duhet guxim për t’u përballur
me dyshimet (kush jam ,
a mundem) duhet këmbëngulje
dhe përkushtim të përcjellësh
ide dhe mesazhe .
Kjo bëhet akoma më e vështirë
kur këtë kërkon e zgjedh ta
bësh përmes poezisë.
Nuk është aspak e lehtë
përmes koncizitetit në vargje
të përcjellësh mendime ,ndjenja
dhe për më tepër mesazhe.
Mendoj se sapo vendos të shkruaj vargje
kam përcjellë dashurinë dhe respektin për atdheun tim.
Mendoj se ne emigrantët
kemi mision të dyfishtë :
të mos lemë të venitet e të humbasë gjuha kombëtare
dhe të arrijmë t’jua lemë
“testament” fëmijëve
tanë që u lindën e u rritën
larg rrënjëve por që janë ushqyer me gjakun e sakrificës
dhe të dashurisë.
Ku ka më bukur të ushqehesh e të mundohesh të ushqesh
përmes artit.
Ndaj e nis ditën me një urim:
-Shkruani ‘”poetë” se jeni poetë!
Shkruaj grua e nënë se ti je krijimi!
Shkruani