
Kam “gabuar”..?
Kam gabuar në përçapjet e mia,
kam gabuar edhe un,
ndoshta, ka gabuar edhe vet mesia
kur shkonte i vetëm
në rrug !
Në hapat e mi
nuk kisha të t’jerë që më ndiqnin pas ..
Jo !
Vraponin të uritur pas të t’jera
gabimesh,
me ngjyrën e paras !
kam gabuar edhe un,
ndoshta, ka gabuar edhe vet mesia
kur shkonte i vetëm
në rrug !
Në hapat e mi
nuk kisha të t’jerë që më ndiqnin pas ..
Jo !
Vraponin të uritur pas të t’jera
gabimesh,
me ngjyrën e paras !
Koha më përplasi fortë,
n’fundin e ç’do marrëzie të ‘bukur’,
figurative,
mes ngyrave të ‘frutave’ të saj,
dekompozuar energjive negative,
Përreth meje
vetëm heshtja sundonte
si n’fabulat e Ezopit,
ku marramëndja kthehej në s’kllavëri
okulte, për të dobëtit !
Kam gabuar edhe un dikur,
kur ëndërroja të ardhme tek flija gjum..
rrugëve,
ku koha kishte fshirë me t’merre
ç’do gjurm..
Gabova, kur doja që kohës
ti vihesha pas
me vrapin e poetit,
Jetës ti varja në qaf ‘kurorën’ e gërmave
të alfabetit !
Gabova,
oh sa shum gabova duke rendur
kundër ‘rrymës’..
doja ti ngjaja ‘lule Himalaje’,
që rritet në mes të akullit,
brymës.
Sa shum gabova që ëndrrat
i mbajta hajmali n’qafën
e holluar..
Për të ndërtuar ‘piramidën’, e dritës,
n’tokën e harruar..
Sa shum kam gabuar,
endur cep më cep fjalëve të pathëna,
mbi gjurmë eca ‘vajosur’
si mesia
për mëkatet e pabëra.
Pran meje ,
kishte heshtur edhe zëri i Ezopit,
për fabulën e ‘mallkuar’..
veç dënimi kishte mbetur varur,
si relike e:
“Toka e premtuar “!
Gabova,
gabova rëndë dritëhijeve të jetës
pa jet ,
t’kurrur gunave të rënda ku shpirti
nuk shitej vërtetë,
Mbi gjurmët e harruara
eca si shiu me s’tuhi përqafuar..
deri thellë shpellave
të kohës,
me dritë-hije gjurmësh
mbuluar !
Kam gabuar ?
Oh sa shum paskam gabuar..
Vrapova si marathonomak
n’mykun e eshkësh flashkëruar..!
Su ndala kurrë
mbi dheun e tokës time që pluskon
ende mjerim,
mbytur nga babëzia,
mbetur peng e së shkuarës
plot zhgënjim !
Vrapova si të t’jerë mbi udhë
të harruara,
Fjeta n’stacione trenash të kohëve
pa kthim,
Gjeta gërma,
fjalë të mbetura si relike
n’gjurmë dijetarësh..
e bashkë me to vrapova me ‘flakadanin’
e ndezur brënda meje,
për të gjetur zeusin,
të më tregonte gjurmët ‘djegur’
nga flak rrufeje..
Vrapova pa fund ditëve të gjata me zhegun
e stinëve mbuluar,
Gabova si Homeri për harpën e Eskilit
nga gojdhëna zgjuar,
Eca si Odiseu mbi detra të thellë,
n’anijen e kohës
nga dallgë e stuhi mbuluar.
Vrapova me pishtarin ndezur
skutave të historis,
deri atje..
Ku gjurmët mbuloheshin me pluhurin
gri, të çmëndurisë!
Kam gabuar..?
Gabova të ndizja të t’jerë pishtarë,
të rrëmoja thellë legjendave
ku fshihej gjurma
e të parëve,
gabova të ndizja zjarre moteve në thëllime,
mbështjellë me gunë dhie,
dremitur mbi gurë të myshkëzuar
nga shekujt,
ku gjurmët ishin fundosur thell..
mbështjellë me pasthirma
xhelozie !
Gabova që s’u ‘ktheva’ herët
nga gjurmët e humbura në thellësi
të shekujve,
të ecja me të t’jerë udhëve plot “drit”,
me mëkate mbular..
të pushoja i qetë si n’odeonin e të vdekurve,
duke pritur shkëlqimin vrastar,
mbi gjurmët e reja,
të kësaj bote të mallkuar,
mbushur plotë me “heron” të rinjë
barbar !
Po ! Kam gabuar vërtet shum,
duke kërkuar gërma të humbura,
thell në vetëdijen time,
atje,
ku shekujt nuk flenë ende gjum !
duke kërkuar gërma të humbura,
thell në vetëdijen time,
atje,
ku shekujt nuk flenë ende gjum !
Tomi Buzi !
05.06.2026.
Itali !