
Në shpirtin tënd do fle
Në shpirtin tënd do fle,
aty ku ëndrrat e mia gjejnë strehë,
larg nga bota e zhurmshme,
në qetësinë e parajsës që krijove për mua.
.
Do zgjohem si flutur
dhe do endem cepave të zemrës tënde,
në rrahjet e saj do jem unë —
lavjerrës i qetë i dashurisë.
.
Do mbështetem pa frikë,
dhe do ndjej atë ndjenjë
që është bërë fortesë.
.
Brenda mureve të saj do jetoj
si zonjë e qetë,
mes aromës së trëndafilave
që do t’i kesh rrethuar për mua.
.
Heshtja ime do bëhet këngë e qetë,
dhe malli do më bëhet prush
që nuk djeg më.
.
Si hëna që mbështetet
në natën e saj,
dhe nata e përqafon pa fjalë,
pa pyetje,
vetëm me qetësinë e saj.