Ti postier …Gjeorgjina Kapaj

Ti postjer i të madhes Paqe…
O pëllumb, ç’hije ke në shkallë,
çfarë po sjell tani në mendje,
Fluturimin në Botë vallë,
Krahëshkruari me endje…

 

E di, kur të kthehesh, sillna fjalë,
Të na gazmosh zemrat ,
Ti postjer i të madhes Paqe.
Si sythe do të çelin ëndrrat..

 

Merre me vete poezinë time,
Përcille në oqeane e dete,
Shkruar me shumë frymëzime,
Qielli , hapësira do të kene etje…

 

Të uroj rrugëtim të mbarë,
Krahëve të tu uturimë,
Në finish do të jesh I parë ,
Shkëlqim në sytë “trëndelinë”…
Kalo fluturim qiej, oqeanë,

Do të ndjek në këtë rrugëtim,

Unë s’do jem kurrë zemërvrarë ,

Pres me emocion tëndin kthim…
Gjeorgjina Kapaj
Athinë