Jeta si dallgë deti-Gjeorgjina Kapaj

 
Jeta është një det a oqean i madh pa fund
S’është si përkëdhelja e një gjysheje për mbesën
Nuk është vetëm si ngrohtësia e dorës me rrudhë
që nëna ta jep kur të jep bekimin për jetën
 
Nuk është vetëm dita që mund të mbahet mënd.
Nuk është vetëm si pranvera që çel lule
Është një det I madh, me dallgë e i thellë
Ku duhet të kesh forcë që te ecësh mes rruge

 

Jeta nuk është gjithmonë si vaj a këngë e valle
Nuk mund të jesh çdo ditët si krykrushk
Ti duhet të jesh në çdo ditë si kapedane
Të mos ndalesh në një rrebesh a një furtunë

 

Ditët nuk janë të njëjta, po kanë ndryshësi
Ka ditë të qeta që ecin me hap të ngadalë.
Ka ditë kur deti është në qetësi e butësi
Ku prek flladin puthesh në sy e ballë.
Jeta s’është si buqeta me lulen e lulëzuar

Si ato që dikur ia vëmë nuseve në duar.