
Njëzet e një intervista, njëzet e një dritare,
Mbi jetën e artistes së madhe shqiptare,
Dhe prapë mbetet deti i kujtimeve pa fund,
Se arti i Margaritës nuk matet me askwnd.
Në skenë si mbretëreshë, në jetë e thjeshtë grua,
Me zërin që drithwron aty ku zemra mw prek mua,
Ajo i dha teatrit shpirtin e saj të artë,
Dhe çdo rol e ngriti në një piedestal të lartë.
Sa nëna, sa gra, sa fate ka jetuar,
Sa lot e sa buzëqeshje publikut i ka dhuruar,
Një jetë e tërë në shërbim të bukurisë njerëzore,
Një yll që s’u zbeh kurrë në qiellin skenor.
Breza aktorësh mësuan nga urtësia e saj,
Nga përkushtimi fisnik që nuk njeh kurrë skaj,
Sepse Margarita nuk luante thjesht një rol,
Ajo bëhej vetë jeta, vetë dhimbja, vetë dielli në oborr.
Në historinë e artit emri i saj rri lart,
Si një monument kulture, si një flamur i artë,
Dhe sa të ketë teatër, skenë, duartrokitje e dritë,
Margarita Xhepa do të mbetet përjetësisht.
Nderim për aktoren që u bë vetë epokë,
Që me talent e dinjitet lartësoi këtë tokë,
Dhe në çdo intervistë, në çdo kujtim që mbetet,
Shqipëria sheh Margaritën dhe te Margarita veten.