
Për atdhe nuk ka rixha!!
Kto ditë të errëta burra lypë vatani.
Me copat tona ngre kala tirani.
Mbi ktë dhe të gjakosur shkelin çdo ditë mëkatarët.
E çliruan herojtë e sot e ndotin tradhëtarët.
Hani barot me dhambë more vëllezër dorë të hallkut mos me ra..
Për tradhëtarë e hajna kurrë mos ban rixha.
Për burra vatani po derdhë lotë e gjak.
Haram gjini e buka mos me i hy në hak…
Rënkon kjo tokë e shpirti s.mban më.
Eh ç.mban mbi shpinë të ligë e të pa fe.
Kullat e gurit që i lamë me u rrënue.
E frëngjitë e trimave pushka s.ka gjëmue.
Atdheun e vendin mos e lëshoni në skëterrë.
Truallin në udhëkryqe të tradhtisë së pabesë.
E djepi i brezave mos të bahet kurrë shtrat për armiqtë.
Dielli i vendlindjes mos të ngrohë kurrë të ligjtë.
Kryet në jastëk tënd mos të flenë i paudhi.
Mos e kalbni shpirtin dyerve dynjasë.
Shtratin e nënës të ngrohtë kurrë mos e përbuzni.
E nënat me duar në gji vetëm me djem gjallë.
Shkroi!!
Miranda Troci Derti!!
Reç Dibër!