Valbona Ahmeti

Kur dallgët e detit puthin brigje
Duket si përqafimi i një nëne pa hile.
Duket si përqafimi i një nëne pa hile.
Kur e vërteta e vë në pah një fajtor
Shkëlqen si sytë e një fëmiu gazmor
kur rinia ec në rrugën e rrahur të diturisë
Si pishtarët që ndriçojnë rrugët e errësisë.
Kur një tokë pjellore harliset me gjelbërime
Duket si dashuria rinore me bekime.
Gjithçka që punohet me dashuri
Në shpirt është paqësore
Në sy është diellore.
Në shpirt është paqësore
Në sy është diellore.
Nga libri Dua T’i Puth Dashuritë.