SHKRETËTIRËS TINGUJ JETE…
Shkretëtirës tinguj Jete,
mes oazesh kryengritur,
era ngut stuhi mbi dete,
sfida, fatesh ulur-ngritur…
mes oazesh kryengritur,
era ngut stuhi mbi dete,
sfida, fatesh ulur-ngritur…
Zhegu gjuhët përcëlluar,
vesa tharë ende pa rënë,
dunash flladi ngushëlluar,
shëmbëllim një pyll i tërë…
Kerkëllinë…rëra tinzare,
pritjesh grindur valëzon,
ikja fle natës tradhëtare,
shpresa dejesh…kalëron…
Shkretëtirës tinguj Jete,
thyer çarqet kudo kanë,
era ngut stuhi mbi dete,
sythi plasur an e mbanë…
thyer çarqet kudo kanë,
era ngut stuhi mbi dete,
sythi plasur an e mbanë…
