Sot, nuk lindi dielli-Shkurte Berisha

 
Sot, nuk lindi dielli
Nuk e di çfarë ndodhi
Ndoshta u ça qielli
Ndoshta, vetë kështu zgjodhi.
 
 
Sot ,dielli nuk lindi
Rreze nuk lëshoi
Ndoshta ,ai na bindi
Se do t’ju ndëshkoj.

 

Çfarë pati dielli sot?
Që nuk i hapi sytë
Pse po derdh veç lot?
A mundet kush me pyetë?

 

Ngremë sytë nga qielli
Që të shohim dritë
Ku është fshehur dielli?
Apo ,në tokë ka zbritë ?

 

Pse kaq errësirë?
Nuk shohim ne asgjë
Ndoshta ka dëshirë?
Vetëm, të na lë.

 

Jo , s’mund ta kuptoj
Të mos lindë më dielli
Unë gjithmonë besoj
I ngre sytë nga qielli.
 
Kur ti hapë sytë
Të lëviz qerpikun
Do të shohim ne dritë
Do zhdukim panikun.