Çamëria pengu i gjyshit-Arjana Fetahu Gaba

Arjana Fetahu Gaba

Çamëria pengu i gjyshit
 
Çamëria pengu I gjyshit,
As im at s’bëri dot gjë,
Unë rrënja e katragjyshit ,
Gojën ma qepën me pë.

 

Çamëria pengu im,
Djeltë linda në mërgim,
U shuam dyerve të botës
Kush do flasë për Çamërinë?

 

A shkon haka tek I zoti ?!
Historia duhet parë,
Shteti ynë të gjallë na rropi,
S’lidhet besa me zuzarë.

 

Jemi bërë si zogjtë e sorrës,,
Krrau – krriu turravrap ,
Bosh na mbet pëllembë e dorës,
Çamëria për sevap.
 
Po se pashë Çamërinë time
T’jetë e imja në të vërtetë,
Nga kjo jetë do gremis sitë,
Si Çelua martin e tretë.
 
Arjana Fetahu Gaba
@highlight