
Mbrëmjes,
erë e lehtë
parfumon trëndafilin,
shpirtrat takohen
në ëndrrat e kulluara të rinisë…
erë e lehtë
parfumon trëndafilin,
shpirtrat takohen
në ëndrrat e kulluara të rinisë…
Hëna,
Buzëqesh mbi dashnorët,
derdh argjend mbi shpirtrat e qeta,
zemrat rrëfejnë pa folur
mallin e fshehur ndër stinë,
që veç dashuria di t’a zgjojë…
një yll i vonë dridhet
i vetmuar,
rojtar besnik i premtimeve,
që koha s’mundi t’i tresë…
Nata,
stolisur dritë e ndjenjë,
mbështjell botën e ëndrrave
deri sa agimi të hapë portat e qiellit,
mbi një ditë të lindur prej dashurisë…
stolisur dritë e ndjenjë,
mbështjell botën e ëndrrave
deri sa agimi të hapë portat e qiellit,
mbi një ditë të lindur prej dashurisë…