” Divide et impera “-Ana Bisholla

 
E sollëm këtë shprehje nga kohët antike,
Por edhe sot nuk ka më pak kuptim,
Mbart kthetrat e etjes për pushtet,
Kur revoltat e popujve janë në rrugë pa kthim.
 
Në qeverisjet despotike me zotin “para “,
Parapriu nevojën e individit inert,
Ku në logjikën e portofolit, skllav pa zinxhira,
Shet truallin ku lindi dhe shtëpinë e vet.

 

Ky paragjykim pagan njeriun mban peng,
Historia su bë dot mësues i mirë,
Nga Roma antike te kullat e ftohta,
Edhe sot kjo etje godet pa mëshirë.
 
 
Kur tërmet sa deti bëhet sot revolta,
“Divide et impera “është në provë të vështirë,
Ndaj o pushte–tarë me mandate të plota,
Kush ju zgjodhi mund tju heqë edhe zvarrë!
@anabosholla . Copyright.
Qershor 2026.