Dritan Mardodaj

“Poshtë katovicarët”
N’Katovicë u mblodh hajnia
Me zaptu çfarë ka Shqipëria
Me Ramizin, gjakprishur
E bënë skemën e kopsitur
Edhe bënë këta besëprerë
Hajna pa një gramë vlerë
Planin e zi në skëterrë
Edhe hapën ambasadat
S’është store, s’janë estrada
– Hajde të shfryhet mileti
Ndryshe do na gjej qameti.
-T’i shporrim ca kokëpalarë
Që të jemi sundimtarë
Kështu foli pjella e kuqe
Pjellë e ndyrë e me shumë huqe.
– Edhe bëjmë nja dy parti
Medemek “sistem i ri”
E quajtën “demokraci”
Këta qafirë “njeriu i ri”
U tallën me gjithë miletin
I dhanë “zgjidhje” veç kurbetin
Bënë filma me “drejtësinë”
Dhe të drejtit, arratinë
– Hajt ti shporrim këta morra
Edhe me anijen “Vlora”
Pasi janë ende shumë
Do na marrin para lumë.
Hapën këta faqënxira
Një parrullë “S’bëhet Shqipëria”
Për t’demotivu miletin
– Keni “zgjidhje”, ke kurbetin
Ik o çun e ik mi gocë
Këtu nuk bëhet, është e kotë!
Ashtu bënë këta djabolikë
Që i thonin natës “ditë”
Dhe vranë priftat katolikë
Si dhe të tjerë klerikë
Vinin planet nga Belgradi
Si nga greku dhe andarti
Se janë hajna dhe kaqola
S’kanë arsim, s’dijnë ç’është shkolla
A më sakte kjo pjellë sistemi
Kishte shkollë kominterni
Çdo zyrë dhe dikaster
E mbushën plot me besëprerë
Bundra, horra e çingie
Dhe të tjera pjellë partie
Dhe çdo post dhe n’ parlament
E lanë si me “testament”
Tmerri i çdo komunizmi
Ka qenë veç nazionalizmi
Nuk e njohin si koncept
Se janë hajna të vërtetë
Ngaqë shiten shumë lirë
Bëjnë karrierë këta qafirë
Këta hajdutë nëpër arkiva
Nga jashtë merrnin direktiva
Nga çdo vend armiqësor
Kundër kombit arbëror
Me ca bundra surrogate
Sulmuan pronën private
Dhe me disa faqezinj
Shitën pronat dhe n’ushtri
I shitën këta surrogatë
Edhe tanqet thjeshtë për skrap
Çdo fabrikë edhe uzinë
E kthyen n’karrakatinë
E vazhduan këta faqezi
Me 7501
Futën shqipet n’luftë civile
Pjella e kuqe shumë katile
Dhe vazhduan për shumë vite
Me parrulla për “arritje”
Grup kapituj, dhe fletore
Medemek këta gore
Shumë kujdes veç për imazhin
Dhe për zara patronazhin
I hutuan me banaqe
Dhe ca sdromsa me sufflaqe
Që paret të riciklonin
“Oligarkët” i sajonin
Sajuan këta zhapikë
“Investitorët strategjikë”
I zaptuan disa troje
Ilirie, arbërore
Për të bërë disa resorte
Që të fryhen si “zotrote”
Parlamentin ata despotë
E mbushën me ca “robotë”
Me ca hajna anonim
Pa arsim, asnjë formim
Me disa qënje hajvoni
Vetëm me “mision kartoni”
S’votoi fare kjo hajni
As për krimet e Serbisë
Dhe sajuan këta horrë
Bashkëvuajtës, bashkëfajtor
Më pas doli një piktor
I vetëshpallur, diktator
Por në qiell është një Hyjni
Që as han edhe as pi
Dhe çdo gjë për këta besëprerë
Është shënuar në defter
Një ditë t’bukur u mbush kupa
Me këta horra, prostituta
Më në fund u Zgju Shqiptari
Nuk harron çfarë tha i pari
: – Ja të vdesim Ja të rrojmë
Shqipërinë të trashëgojmë
Nga ky vend kaq i bekuar
T’shporrim pjellën e mallkuar!
Dhe në shesh vershuan lumë
Ditë për ditë edhe më shumë
Ditë për ditë mbushet qyteti
Dhe me shqipet nga kurbeti!
: – Poshtë pjella e Alisë
Ata “blutë” dhe të “mavisë”!
Poshtë të gjithë këta “aktorë”
Sundimarë dhe diktatorë!
ZOTI s’e harroi shqiptarin
E forcoi për t’kput litarin
E provoi dhe e sprovoi
Dhe më shumë e përforcoi!
E mundoi e stërmundoi
Që lirinë vetë t’a fitoi
Se lirinë që t’a shijosh
Duhet vetë që t’a fitosh
Se duhet fituar vetë
Që të zgjasë për 1000 vjetë!
Amaneti i të Parëve
Shqipëria e Shqiptarëve!
Lavdi ZOTIT të gjithësisë
Poshtë pjella e hajnisë!
Çdo besëprerë dhe hileqarë
Si dhe çdo “katovicarë”!
©Dritan Mardodaj
“Detin kos”?!
Na ka dalë nji Marta, Marta
S’ka haber se ç’është harta
Hë pra ku u bë dhe kjo
Në Evropë me bordero?!
Se kanë ditë këta diplomatë
Kët spiunen, sekretariat?
Kur u bë dhe kjo sllovene
T’gjithë e dijnë që është besëpreme.
Don të bëj kjo detin kos
Me palloshin t’u llafos
Ajde puthje përqafime
Dosjet, gati, dhe përgjime.
Me akuza bashkëpunimi
U.D.B-je dhe përgjimi
Edhe komision zgjerimi?!
Aq e din dhe një hajvon
Ajo s’bën për komision!