Rubjana Nika

Poezia flet
Poezia flet shumë gjuhë,
dhe turqish dhe anglisht,
flet shumë bukur e me ndjenjë,
arabisht e japonisht.
Poezia flet gegnisht,
dhe shkodrançe
dhe matjançe,
poezia flet tosknisht,
dhe korçarshe e vlonjatçe.
Poezia flet në çdo gjuhë,
në gjithë botën një e vetme,
por sa bukur që flet shqip,
gjuhë e vjetër,e përjetshme.
Vargje pa parti
Vargjet e mia nuk kanë parti,
nuk njohin ngjyrime politike,
as raciste,
vargjet e mia rebelohen,
kur ndeshen me ndjenja
egoiste.
Vargjet e mia nuk cënojnë
as ofendojnë, sigurisht,
tendencioze nuk janë
padyshim,
vargje dashamirëse
sinqerisht,
vulën e pafajësisë mbajnë,
s’njohin dallim.