Judita Dedi

(Lexoje me zemër… ndoshta në këto rreshta do të gjesh babanë tënd.)
Kur isha fëmijë, babai më dukej njeriu më i ftohtë në botë.
Nuk na përkëdhelte. Nuk na mbulonte me puthje. Nuk dinte të thoshte, Të dua.
Madje, për vite me radhë, mendova se nënat kishin më shumë zemër..
Pastaj u rrita…
Dhe kuptova se baballarët e atij brezi ishin rritur ndryshe.
I kishin mësuar se burri nuk qan.
Se burri nuk ankohet. Se dashuria nuk thuhet… por mbahet fort mbi supe..
Ata nuk dinin të ledhatonin, por dinin të rrinin zgjuar gjithë natën kur fëmija kishte temperaturë.
Nuk dinin të përqafonin, por rrinin te porta derisa të dëgjonin zhurmën e hapave tanë.
Nuk dinin të thoshin, Më ka marrë malli.
Por sa herë largoheshim, telefononin të parët vetëm për të pyetur:
A mbërrite? Je mirë?
Kur u martova dhe ika nga shtëpia, babai m’u afrua ngadalë dhe më puthi në ballë.
Ishte puthja e parë që mbaj mend prej tij.
Atëherë nuk e kuptova.
Sot, që ai nuk është më, e kuptoj se ajo puthje mbante brenda gjithë përqafimet që nuk m’i kishte dhënë kurrë…
Sepse baballarët e asaj kohe nuk dinin ta shprehnin dashurinë me fjalë.
Ata e tregonin ndryshe.
Me netët pa gjumë kur ne sëmureshim.
Me qeset plot fruta që sillnin pa pyetur nëse na duheshin apo jo.
Me copën më të mirë të mishit, për të cilën thoshin,Lëre aty… do ta ha nesër.
Dhe të nesërmen kuptoje se nuk e kishin lënë për vete.
E kishin lënë për fëmijët.
Me sytë që u shkëlqenin nga malli, por që fshiheshin pas një pale syzesh…
Dhe vetëm kur karrigia e tyre mbetet bosh, kupton se njeriu që të dukej i ftohtë…
ishte ai që të deshi më shumë se veten,
por i përkiste një brezi që nuk dinte ta thoshte dashurinë.
E jetonte.