Evis Kotte

Postmodernizmi dhe ndikimi i tij në shoqëri në gjysmën e dytë të shekullit të XX
Lyotard thotë “Gjithçka ka vdekur tashmë nëse dielli vdes”.
Jean-Francois Lyotard është një ndër filozofët dhe teoricienët më të rëndësishëm,
të gjysmës së dytë të shekullit të XX.
I njohur si figura kryesore që analizoi postmodernizmin dhe ndikimin e tij në shoqëri.
Libri kryesor i tij është ” Kushti postmodern: Raport mbi situatën e dijes”.
Në të trajtohet sesi teknologjia dhe informacioni ndryshojnë mënyrën sesi njerëzit përdorin dijen dhe sesi prodhojnë.
Lyotard argumentoi se periudha moderne bazohej në ide të mëdha dhe universale, siç ishte besimi i verbër te progresi i shkencës.
Ndërsa në epokën postmoderne njerëzimi e ka humbur besimin te idetë e mëdha që supozohej që shpjegonin gjithçka
dhe se kjo epokë zhvillohet në lojëra gjuhësore.
Sipas tij çdo formë e ligjërimit apo dijes është pjesë e një loje të caktuar që përcaktohet nga rregulla të caktuara.
Ato kategorizohen duke u bazuar në rolet dhe qëllimet e pjesëmarrësve në komunikim.
* Lojëra që japin urdhëra, udhëzime, vendime që synojnë të përcaktojnë veprimet e të tjerëve.
* Lojëra që përcaktojnë të vërtetën dhe të gabueshmen siç është gjuha e shkëncës.
* Lojëra përmes së cilës vlerësojmë, gjykojmë, shprehim ndjeshmëri siç janë e bukura, estetika apo e drejta.
“Gjithçka ka vdekur tashmë nëse dielli vdes”, kjo thënie e Lyotard na përcillet si një konkluzion për fundin e një epoke dhe nuk ka sesi te ketë kthim pas.
Evis Kotte