
Këtë herë sdi ç’të them
Këtë herë s’di ç’të them,
Eshtë një gjë e lindur në gen,
Sikur retë dynden drejt malit,
Rendin bijtë e Ismail Qemalit.
Eshtë një gjë e lindur në gen,
Sikur retë dynden drejt malit,
Rendin bijtë e Ismail Qemalit.
Aty në sheshin ku fryn liria,
Janë mbledhur bijë, kanë ardhur bija,
Larg rrëmujës, larg rrëmetit,
Jo në një dorë, drejtimi i vendit.
Kush është bir i këtij trualli
E di mirë ç’është Flamuri,
“Na ka lidh nëna njëherë në djep,
Nuk na lidh as Sal, as Ed”.
Këtë herë s’di ç’të them
E bukura që duket s’do kalem,
Sado larg që të shkojë
Shqiponja lart do të fluturojë.
E bukura që duket s’do kalem,
Sado larg që të shkojë
Shqiponja lart do të fluturojë.