Paqe mbi liqen!Arben Zeqo

Arben Zeqo

… Zgjodha t’u shkruaj
fluturakëve,
(zogjve shtegtarë)
“ombrella”… paqe mbi liqen.

Fjalë s’gjeja dot t’i mbillja…
pasdites së diel.

Kërkund… tela s’pashë,
as vende të rrethuara!

Frymëmarrjen gëlltisja thellë,
liqenit të kaltëruar.

Limanit të qetë,
botë-mikja…
(shpendët e ishuj-limaneve) mbretëronte.

Ngjyra fletë-flatra,
në mijëra “zogj”… frymonte.

Faj s’po kisha unë,
më shtynte… fantasia.

E gërmat m’i rrëmbente,
valëve lundronte… qetësia.

Një shpirt përbrenda… zjente,
ç’të jetë kjo ndjeshmëri!

Kur bulevardet ndezur…
atje ku vendit s’rri!

E ç’faj kanë shpendët, dashurohen…
foleve s’gjejnë rehat.

Ngrihen globit… fluturuar,
oqeane, liqene-parqe.

Ata… kanë natyrën gjuhë,
“Paqen” heshtur shtegëtojnë.

Atje ku s’u rrihet,
ikur e… mërmërojnë.

Ç’është kështu filia… (miqësia) shpendë,
si ndryshe të jetë.

Natyra t’i jep-merr ato,
e s’i sheh një… jetë!

Sytë horizontit,
sa… valët i dua!

Bëj e shkruaj tjetër,
ç’ka pena me mua!

E… fluturojnë mbi dete,
mbarë oqeane.

Të qetë… liqene,
“PAQJA FJALË E MADHE”!

… Paqe mbi liqen!

@zeqoauthor

Devoll Emigrantos!

London, 2026.