Mos e shkel besën ,shqiptar…Shkurte Berisha

Shkurte Berisha

MOS E SHKEL BESËN ,SHQIPTAR
 
Mos e shkel besën ,shqiptar,
Dhe sikur të të tërheqin zvarr,
Dhe po të dogjen në zjarr,
Mere,mbaje gjallë në varr.
 
Besa, është shumë e shenjtë
Është e artë ,është e shtrenjtë,
Është plagë,pa hequr penjë,
Na mban gjallë,na bën të denjë.

 

Besa është e kuqe flak’,
Po ta shkelësh kullon gjak,
Mban brenda një amanet,
Qe as dheu nuk e tret.

 

Mbushur me gjakun e dëshmorëve,
Bekuar me dritën e shenjëtorëve,
Mbroje vendin,mbroje tokën,
Dhe nese duhet ,ta lësh kokën.
Mos e shit veten shqiptar,

Mos u bej një tradhëtar,
Me vendin mos bëj pazar,
Bëhu ti nje atdhetar.
 
Shkurte Berisha 20 Qershor 2026