Gezim Llojdia

1.
Shpezët flenë në lagunë.
Laguna e heshtur.
Nën dritën e hënës.
Tej.
Një kaçurrel i vetmuar.
Fluturon mbi ujë.
Pozon mbi një trung.
Tund krahët në erë .
Dhe britma e tyre nderet në dy brigje.
-Hej erdhën ne,për verim!
Kokulur.
Flenë në kallamishte.
Rrezja e hënës.
I ndriçon.
Më pas i përkëdhelë.
2.
Ardhja e shpezëve.
Në kohët e migrimit të tyre.
Qielli i nxirë.
Autostradë e heshtur.
Erdhën natën.
Si gjithmonë.
Në fshehtësi.
Kurkush nuk i pa.
Si erdhën?
Udhëtimi i tyre misterioz.
Destinacioni i patreguar.
Ishin ftohur nga rruga.
Besoj kishin udhëtuar trumba-trumba.
Viset e tyre i kishte mbyllur dëbora.
U rehatuan anës liqenit në kallamishte.
Zbardhëronte,laguna nga tufat e tyre.
Herë bashkë,herë të ndarë dhe në çifte.
3.
Ikën shpesët.
Sot liqeni vajtonte.
Mbytur nga vetmia.
Ujërat dallgëzonin.
Heshtur kallamishtja.
Kurrkush nuk i pa.
Si ikën?
Askush nuk e di.
Askush,s’ta tregon.
Si ta deshifrojmë?
Pa harta dhe busullë.
Tufat zhurmojnë.
Ne nuk i pamë përgatitjet e tyre për ikje.
Ato mbrëmë ishin në lagunë.
Vozinin mbi ujë.
Guisnin në brigje.
Stononin këngët e tyre.
Çirreshin këngëtarët.
Shpesët ikën.
Nata ruan fshehtësine.
Udhëtimi drejtë veriut.
Sipër një dritë e argjendë.
Nesër.
Kthehen ndër viset e tyre.
Këtu.
Pika e lotit mbeti.
E shurdhër.
Mbi hapësirën, pa skaj të liqenit.