Punojmë me djallin si dezertorë! Arjana Fetahu Gaba

Arjana Fetahu Gaba

Punojmë me djallin si dezertorë!!!!!!!
 
Eh ç’i punojmë botës pa patur mëshirë,
E përplasim si të luajmë me gogël,
Rrotullimi I saj tashmë ka ngrirë,
Në shpirtin tonë te vogël.
 
 
Kam parë si është përzhitur nga luftrat,
Kur nga qielli kemi zbritur zjarre,
Pastaj gërmuam gropa të thella,
E kemi shtruar varre.

 

Ja vramë pulëbardhat në fluturim,
Sqepat ngaterruar në plastmasë,
Të ngordhur I gjetëm brigjeve shtrirë,,
Sa dua të ulëras.

 

Ja premë krahët që gjelbëronin,
E ngritëm oxhaqe që nxijnë katran,
Ne jemi frika e botës tonë,
Ne jemi I vetmi dushman.

 

Ne shpikëm bombën atomike e kemi në dorë,
Treguam kush ishim në Hiroshimë,
Punojmë me djallin si dezertorë,
Tokës i dhamë dridhërimë.

 

Pastaj kërkojmë mëshirë nga zoti,
Pasi gjashtë ditë me rradhë e kemi mallkuar,
Të djelave shfletojmë librat e shënjtë,
Kokë ulur e të penduar.

 

Zoti ndoshta na sheh me keqëardhje ,
Duke shfletuar qitapët e Tij,
Dhe ndoshta Ai ndihet penduar,
Që krijoi njeri?!
 
 
Dhe prap kjo tokë na mban mbi vete,
Zemërojmë Zotin se e dimë që na fal,
Ne dezertorët e Tij shekullorë,
Të kthyer në djaj.